.
×

“Avullimi” i njohjeve



Fushata e egër e diplomacisë serbe ka bërë që disa shtete ta pezullojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një veprim të tillë dje e bëri shteti i Palaut, derisa po vijnë paralajmërimet se njësoj do të veprojnë së shpejti edhe katër shtete tjera të botës. Në kohën kur, sipas zyrtarëve serbë, njohjet e pavarësisë së vendit kanë marrë tatëpjetën, Kosova qe disa muaj nuk ka ambasadorë në Angli, në Suedi, në Australi, por as në Shqipëri.

Ndonëse në vitin 2013 kishin nënshkruar Marrëveshjen e Parë të Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve, Serbia nuk po rresht së ndaluri fushatën e egër kundër Kosovës duke lobuar te shtetet e ndryshme të botës që t’i tërheqin njohjet.

Gjatë ditës së djeshme mediet serbe raportuan se shteti i Palaut ka marrë vendim që ta pezullojë njohjen e Kosovës derisa të përfundojë procesi i dialogut me Serbinë. Pos kësaj, përfaqësuesit e institucioneve serbe kanë paralajmëruar se shumë shpejt në drejtim të Kosovës do të vijnë edhe katër tërheqje të tilla.