[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avokati kërkon lirimin me kusht të Hysni Gucatit, ofrojnë garanci 5 mijë euro



Botapress 1 Tetor – Jonathan Ellison Rees, avokati i Hysni Gucatit, ka kërkuar nga kryeprokuri Jack Smith lirimin me kusht të Hysni Gucatit.

“Kërkoj që të keni parasysh e mundësinë e lirimit me kusht për të. Ju kërkoj që të merrni parasysh dhënien e lirmit me kusht”, ka thënë gjykatësi.“Gucati e ka refuzuar arrestimin dhe çështjet që ngritën brenda fletarrestimit. Z.Gucati është në paraburgim dhe mbetet në paraburgim ndërkohë që pret përgjigjen e Prokurorisë. Kërkoj nga ju z.gjykatës, dhënien e lirisë me kusht.

Kam bërë edhe një kërkesë me shkrim për lirimin me kusht të z.Gucati”, tha Rees.Tutje avokati ka treguar se Gucati ka të gjithë familjen në K0sovë, ka një nip të sëmurë si dhe ka ofruar garanci në shumën 5 mijë euro.

“Kërkoj lirimin me kusht dhe ne ofrojmë garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në adresën që i përcaktohet dhe të raportojnë në policinë e EULEX-it”, tha ai.

Menu Title