[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avokati i Haradinajt: Kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj akuzave të klientit tim



Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Por, avokati që po e mbron Haradinajn tha se kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj akuzave për të cilat po akuzohet Haradinaj. Sipas tij, ky është një tribunal për krime lufte dhe jo për çfarë akuzohet Haradinajn.

“Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte, ky është një tribunal për krime lufte dhe klineti im nuk është akuzuar për krime lufte. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj këtyre akuzave”, tha avokati i tij.

Ai kërkoi që Haradinajn ta lirojnë nga paraburgimi, sipas kushteve që i vendos gjykata.

Menu Title