.
×

Avokati i familjes Dehari reagon pasi lënda kalon në Prokurorinë Speciale



Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit që lënda për rastin Dehari të kalojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gashi ka shkruar në Facebook, se ngadalë të gjithë ata që kanë të përfshirë në rastin Dehari, do të ndiqen penalisht.

“Rasti më nuk është në prokurorinë në Prizren dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë më qasje në lëndën e aktivistit të Lëvizjes së Vetëvendosjes që u vra për arsye politike”, ka shkruar Gashi.

Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot ndërkaq kanë bërë të ditur se hetimet për rastin Dehari, ish-aktivistin e VV-së që ndërroi jetë tre vite më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren do të zhvillohen në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

NGADAL POR SIGURT TE GJITH ATA QE KAN QEN TE PERFSHIRE NE QFARDO MENYRE NE VRASJEN E ASTRIT DEHARIT , SHTYTJEN PER…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Mercredi 30 octobre 2019