[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avokati Arianit Koci rrëfen një ngjarje që i ka ndodhur në shtëpinë në Mal të Zi, ka një thirrje për Dritan Abazoviç



Avokati i njohur Arianit Koci, ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e tij në fshatin Krruç të Malit të Zi.Ai ka bërë të ditur se disa të rintë i kanë bërë zhurmë para familjes dhe i kanë marrë targat e regjistrimit.Ai tutje ka theksuar se edhe një orë në oborr po i rezulton e humbur.

Koci në shkrimin e tij në Facebook thotë se këto ngjarje i kujtojnë vitet e 90-ta dhe i bën thirrje, Dritab Abazoviç, si përcaktues i qeverisë në Mal të Zi, t’iu ofrojë siguri qytetarëve.

“Kjo situatë po ma kujton fillimin e viteve 90-a.Fillon me incidente të vogla dhe pastaj situata përshkallëzon.Nuk më intereson fare kush e merr pushtetin në Mal të Zi, por Dritan Abazović, si politikan që po e përcakton fatin e qeverisë malazeze, si kosmopolit i deklaruar, duhet t’u ofrojë sigruri të gjithëve”

Postimi i plotë:

Dritan Abazović, a do të ketë siguri në Mal të Zi?

1.
Për 50 vjet sa shkoj në Ulqin, dhe 20 vjet sa e kam shtëpinë në Krruç, fshat 12 km prej Ulqinit, asnjëherë nuk kemi pasur problem.
As më të voglin.
Mal i Zi për mua ka qenë vendi më i sigurt në Ballkan.

2.
Sot rreth orës 2.30 të mëngjesit, para shtëpisë sime është ndalur një grup i të rinjëve, dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe, në gjuhën serbe, të mbështetur për veturë.Në shtëpi kanë qenë Merita me motrat dhe nënën e saj.Kur janë zgjuar në mengjes, e kanë parë që targa e prapme e regjistrimit po mungon.
Po shihet prej mbajtësit plastik, se dikush e ka hequr.Këto ditë e kemi vërejtur që po na mungon edhe një orë në oborr.Duhet të theksoj që në fshatin ku e kam shtëpinë, nuk e kam pasur asnjëherë as problemin më të vogël.

3.
Kjo situatë po ma kujton fillimin e viteve 90-a.Fillon me incidente të vogla dhe pastaj situata përshkallëzon.Nuk më intereson fare kush e merr pushtetin në Mal të Zi, por Dritan Abazović, si politikan që po e përcakton fatin e qeverisë malazeze, si kosmopolit i deklaruar, duhet t’u ofrojë sigruri të gjithëve.
Së paku në nivelin që ka qenë deri tani.

Menu Title