.
×

Avokatët e deputetëve të VV-së: Mos i lexoni deklaratat e Veselit e Zemajt



 

Mbrojtja e te akuzuarve ka refuzuar që deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetit Armend Zemaj te lexohen, pasi asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të dëshmuar në gjykatë.

Ky propozim ka ardhur nga Prokruroi i rastit, Valdet Gashi. I vetmi avokat që ka konsideruar se nuk është e nevojshme dëshmia e Kadri Veselit ka qenë ai i Faton Topallit, Haxhi Millaku.

Por njëjtë nuk ka menduar edhe për dëshmine Armend Zemajt.

Megjithatë, seanca e së enjtes është ndërprerë në mungesë të dëshmitarëve Kadri Veseli e Armend Zemaj.