[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avdullah Hoti jep detaje të reja në lidhje me organizimin e vitit të ri shkollor



Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti me anë të një shkrimi në llogarin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori, shkruan Botapress.info

Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrje të Gazetës Botapress:

Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor.

Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional.

Menu Title