[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, thotë presidenti i këtij vendi



 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, kanë zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

 

Thaçi ka falënderuar presidentin Bellen për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin shtetit të Kosovës.

 

“Austria është një partner i fuqishëm evropian i Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

 

Nga ana tjetër, Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka theksuar se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij.

Menu Title