[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për kuponat fiskalë



Botapress, 23 Maj  – Adminstrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi puublik ka njofutar qytetarët e Kosovës për ndërprerjen e përkohshmë të kampanjës për rimbursim nga kuponat fiskalë. Në njoftimin e ATK-së thuhet:
Të nderuar qytetarë,
Duke pas parasysh që kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila siç jeni të njoftuar është ndërprer me qëllim që ta ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë përhapjen e COVID 19.
Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Menu Title