.
×

Astrit Zemaj ligjëron në Intitutin për Kulturë Diplomatike në Berlin



Astrit Zemaj ,zv. ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, ka mbajtur ligjeratë, në Akademinë për Kulturë Diplomatike – ICD, në Berlin, në Temën: ” Procesi i ndërtimit të paqës, ruajtja dhe avansimi i saj në Ballkan si dhe roli i Kosovës”.

Zotëri Zemaj, ka prezantuar një sinopsis historik lidhur me proceset në të cilat ka kaluar Ballkani dhe Kosova në shekullin e kaluar, pozitën kushtetuese në kuadër të ish federatës jugosllave, suprimimin e dhunshëm të autonomisë, periudhën e rezistencës paqesore, si dhe për luftën çlirimtare . Duke folur rreth arritjes dhe ruajtjes së paqes, zv.ambasadori Zemaj, i është referuar periudhës që nga ndërhyrja humanitare ushtarake e NATO-s në Kosovë, Administrimit të Përkohshëm Ndërkombëtar si dhe gjitha proceset tjera drejtë shtetformimit dhe krijimit të realitetit të ri në Ballkan dhe Evropë me shtetin më të Ri në Ballkan , Republikën e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon. Zemaj ka njoftuar frekuentuesit e Ligjëratës, edhe lidhur me rolin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, garancive kushtetuese , që ofrojnë institucionet e Kosovës për minoritetet si dhe procest tjera të integrimeve Euro-Atlantike të cilat i kontribuojnë ruajtjes dhe avancimit të paqes në Ballkan. Debati dhe ligjerata është mbajtur në gjuhën angleze para studentëve dhe intelektualëve akademikë, nga vende të ndryshme të botës të cilët studijojnë në Akademinë për Kulturë Diplomatike – ICD, në Berlin.