[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Asnjë i vdekur nga Covid-19, në 24 orët e fundit



Botapress 29 Shtator – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, asnjë viktimë nuk është shënuar nga koronavirusi.Në një shkrim të tij, Zemaj, bëri të ditur se janë shënuar 54 raste të reja, teksa janë testuar 670 persona.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv.

Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena”, ka shkruar Zemaj.

 

 

 

Menu Title