.
×

Askush nuk po e merr përgjegjësinë për dështimin e organeve të drejtësisë për ngjarjen në Gjakovë



Kanë kaluar tri ditë që kur Pjetër Nrecaj vrau me breshëri kallashnikovi ish gruan e tij, Valbona Marku Nrecajn dhe vajzën e tyre nëntë vjeçare, në Brekoc të Gjakovës.

Vrasja e tyre po konsiderohet dështim i organeve të drejtësisë, të cilat nuk arritën të parandalojnë një akt të tillë, ndonëse këtë e kishte paralajmëruar Valbona e ndjerë vetëm 5 orë para vrasjes.

Të kontaktuar nga Frontal, Policia e Kosovës në qendër nuk e kanë marr përgjegjësinë për tu përgjigjur, duke e hedhur atë tek Prokuroria Themelore në Gjakovë. Inspektorati policor në anën tjetër ka konfirmuar se ka filluar hetimet për policet përgjegjës për ketë ngjarje, ndonëse nuk ka treguar se kush janë ata.

Këta të fundit, nuk pranojnë të flasin për atë se kush gaboi në rastin e vrasjes së dyfishtë, duke thënë se i qëndrojnë prapa deklaratave qe i ka dhënë dje kryeprokurori Ali Selimaj.

Ai të mërkurën tha se Policia e Gjakovës përveç që e kishte kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe përmes telefonit, nuk ka ndërmarre ndonjë aksion tjetër për shkak se Valbona nuk kishte kërkuar mbrojtje.

Deklaratave te tilla i qëndrojnë prapa edhe sot ne Prokurori. Prokurori përgjegjës për komunikim me publikun, Armend Zeneli tha se nuk kane çfarë te shtojnë tjetër. Edhe Policia e Gjakovës ka vendosur te heshte. Komandanti i saj, Krist Gjokaj, nën përgjegjësinë e të cilit janë policët që dështuan ta mbronin Valbonën dhe vajzën e saj, gjendet në pushim vjetor.

Komandanti i policisë ne gjakove është ne pushim vjetor ndërsa ekipi i t7 ka tentuar gjate gjithë ditës te kontaktoje me zyrtare te tjerë, mirëpo ata nuk kane dashur te prononcohen, me arsyetimin se është situate e ndjeshme. Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje i jep kompetenca të mëdha policisë dhe gjykatave, duke i mundësuar edhe anashkalimin e procedurave administrative dhe gjyqësore, në rastet e tilla. Ky ligj përcakton se Policia e Kosovës dhe gjykatat mund të vejnë masa mbrojtëse të ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje, urdhër.

Poashtu ky ligj i mundëson gjykatës të caktoj urdhër mbrojtje për viktimën. Kjo masë mbrojtëse shqiptohen me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, për mbrojtjen e personit që i është ekspozuar dhunës, duke mënjanuar rrethanat që ndikojnë apo mund të ndikojnë në kryerjen e veprave tjera. Krerët e shtetit kanë kërkuar që përgjegjësit për këtë dështim të gjinden dhe të dënohen.

Ndërkohë ,Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim në trajtimin e ankesave të viktimës. Por që as që bëhet fjalë për dorëheqje profesionale të udhëheqësve të sistemit të drejtësisë qoftë në nivel qendror apo rajonal.