.
×

Ashton: Serbisë nuk i është kërkuar kurrë që ta njoh Kosovën



Ish-ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë-Serbi Catherine Ashton ka deklaruar sot në qytetin e Beogradit se asnjërës nga palët nuk i është kërkuar që të i tejkalojë vijat e kuqe përgjatë procesit të dialogut.Sipas saj Beogradit nuk i është kërkuar kurrë që ta njoh Kosovën, por që as Kosovës nuk i është kërkuar që ta mohoj veten si shtet.“Qëllimi i vetëm i BE-së është përmirësimi i jetës së njerëzve të zakonshëm përmes dialogut”, ka thënë Ashton në Beograd.

Tutje ajo ka folur edhe për periudhën e fillimit të negociatave, në kohën që ajo ishte ndërmjetësuese. Duke folur për këtë Ashton theksoi se në fillim të bisedimeve liderët ishin nervoz dhe se kanë biseduar për elemente praktike.“Ata në fillim thanë që ishin nervoz dhe filluan të flisnin për elemente praktike, se si mund të lëvizin përpara për t’ua bërë më të lehtë jetën njerëzve”, ka thënë në fund ajo.