.
×

ASHAK promovon Fjalorin Enciklopedik të Kosovës



25Shtator Botapress- Mbi pesë vjet pune i është dashur Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për të përmbyllur projektin më të madh të realizuar ndonjëherë nga kjo akademi, Fjalorin Enciklopedinë të Kosovës.Akademik Ali Aliu, me ketë rast ka thënë se projekti më i rëndësishëm i ASHAK, që është realizuar në bashkëpunim me një numër të madh studiuesish të fushave të ndryshme.

“Pas një pune të suksesshme me botimin e këtij fjalor akademia ia ka hapur rrugën botimit të një historie të përbashkët gjithë shqiptare”, ka thënë ai.

Ndërsa Nexhat Daci, kryetar i ASHAK-ut ka thënë se pret që pas këtij botimi, siç ka thënë ai, të rëndësishëm të botohet një enciklopedi gjithë shqiptare.

“Besoj se do të kemi sukses që të bëjmë enciklopedinë e përbashkët shqiptare e jo dy të ndara”, ka thënë akademik Daci.

Kurse kryeredaktori i Fjalorit Enciklopedik, akademik Mehmet Kraja ka thënë se vërejtjet dhe kritikat që do të jepen rreth gabimeve eventuale do të merren parasysh për një botim të ardhshëm pa gabime.

Ai ka thënë se në përfshirjen e lëndës enciklopedike dhe në prezantimin e saj përveç kriterit gjithë përfshirës është ndjekur parimi i qasjes pozitive, siç ka thënë ai, i subjekteve të zërave enciklopedik dhe mbi të gjitha neutralitet politik i cili ka qenë i domosdoshëm në këtë rast.

“Sikundër mund ta vëreni Kosova në këtë fjalorë paraqitet si etnitet i mëvetësishëm dhe i tërësishëm politik, historik, ekonomik, arsimor, kulturor duke u bërë kështu një kundërvënie e fuqishme ndaj tendencave dezintegruese të cilat kanë filluar të shfaqen së fundi dhe kanë krijuar hapësirë të madhe kaosi”, ka thënë akademik Kraja./Bp/