.
×

Artistë me famë ndërkombëtare: Alketa zbulon të ftuarit special të ‘Festivalit të Këngës’



Moderatorja, Alketa Vejsiu në nje interviste për programin “Aperi Fest” ka zbuluar të ftuarit special që do këndojnë në tre netët e Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në 19, 20 dhe 22 Dhjetor.Alketa u shpreh se festivali nuk mund të largohet nga tradita, por do të shoqërohet nga një frymë e re.“Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do këndohet shqip, do flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë, dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë.

Giusy Ferreri për shembull do të jetë një nga të ftuarat e festivalit.Po kështu edhe Mahmood, fituesi i Sanremos dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision”, u shpreh Alketa.E ftuara tjetër speciale e këtij festivali është edhe Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare që fitoi çmimin e dytë të Eurosong vitin e kaluar.