.
×

Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore



Të mësuarit efektiv, në një klasë, varet në radhë të parë nga aftësia e mësuesit për të mbajtur gjallë interesimin e nxënësve…

Mësimdhënësit ne Kosove ,janë nisur në drejtimin progresist, duke u bazuar edhe në ndryshimet kurrikulare që ka paraparë shteti ynë. Këto ndryshime, kërkojnë zbatim adekuat të Kurrikulës së Re, por, kërkojnë edhe zhvillim profesional të përhershëm të mësimdhënësve, me qëllim që të rrisin cilësinë në fushën e arsimit.

Çka është Komunikimi dhe pse është i rëndësishëm?

Komunikimi është aftësia për të ndarë informacion me njerëz dhe për të kuptuar se çfarë informacioni dhe ndjenjash janë duke u përcjellë në ne ose në të tjerët. Komunikimi paraqet në vete shumë forma, dhe secila nga këto forma është art në vete. Përpos fjalës, në komunikim përfshihen edhe gjeste, shprehje të fytyrës, shenja, intonacioni dhe komunikimit me shkrim. Komunikimi përfshin një gamë të gjerë të veprimeve të cilat ndihmojnë mësuesit të punojnë në mënyrë më efikase me nxënësit e tyre.

Ashtu sikur aftësitë e komunikimit që janë të rëndësishme edhe aftësitë e të dëgjuarit dhe të të pyeturit  janë gjithashtu të nevojshme për komunikim efektiv.

Mësuesit që kanë zgjedhur të zhvillojnë shkathtësinë e komunikimit efektiv duhet të zotërojnë këto shkathtësi: Të menduarit kritik, të komunikuarit verbal, të komunikuarit joverbal, të dëgjuarit  dhe të parashtruarit e pyetjeve

Të menduarit kritik

Të menduarit kritik është procesi intelektualisht i disiplinuar e në mënyrë aktive dhe me shkathtësi konceptimi, duke aplikuar, duke analizuar, sintetizuar, ose duke vlerësuar informacionin e mbledhur ose të krijuar nga vëzhgimi, përvoja, reflektimi, arsyetimi, ose komunikimi si një udhërrëfyes i besimit dhe veprimit. Në formën e tij shembullore, mendimi kritik është bazuar në vlerat universale intelektuale që i tejkalojnë kundërshtimet në këto çështje: qartësi, saktësi, qëndrueshmëri, lidhshmëri , dëshmi të shëndosha, arsye të dëshmuara, thellësi shkencore, gjerësi dhe drejtësi.

 

Të menduarit kritik – duke qenë i përgjegjshëm për çështje e qëllime të ndryshme, duke përfshirë mënyra të të menduarit nga më e thjeshta deri tek më e përbëra, si: të menduarit shkencor, të menduarit matematikor, të menduarit historik e antropologjik, të menduarit ekonomik, të menduarit moral dhe filozofik.

Mendimi kritik ndryshon në bazë të motivimit, prandaj detyrë parësore e mësuesve duhet të jetë motivimi i nxënësve për të menduar në formën progresiste.

Të komunikuarit verbal 

 Shkëmbimi i informacionit ndërmjet individëve duke përdorur fjalën. Individët gjithë jetën e tyre duhet të përdorin në mënyrë efektive komunikimin verbal, njerëzit me fjalë kuptohen lehtësisht, por duhet të sigurohen së mënyra në të komunikuar paraqet shqiptim të drejtë, dhe toni i zërit me të cilin fjalët kanë shprehur janë të përshtatshme.

” Çdo fëmijë është i veçantë dhe unik, secili nga fëmijët ka një të veçantë brenda vetes së tij”, dhe e tëra varet nga të rriturit të cilët duhet të jenë në gjendje të identifikojnë dhe të vlerësojnë secilin fëmijë veç e veç. Kjo pastaj do tu mundësonte prindërve dhe mësuesve për t’i inkurajuar me më shumë mënyra efektive fëmijët, për të ndodhur kjo, duhet një komunikim efektiv i pandërprerë mësues – nxënës – prind.

Të komunikuarit joverbal

Ka shumë lloje të ndryshme të komunikimit joverbal. Shenjat e mëposhtme të komunikimit joverbal paraqesin interes për ju për investimet në të tjerët…  

Shprehjet e fytyrës  

Fytyra e njeriut është tejet ekspresive, është në gjendje të shpreh emocionet e panumërta pa thënë asnjë fjalë. Dhe për dallim nga disa forma të komunikimit joverbal, shprehjet e fytyrës janë universale. Shprehjet e fytyrës për lumturi, trishtim, zemërim, habi, frikë dhe neveri janë të njëjta në të gjitha vendet e botës dhe në të gjitha kulturat e shoqërive njerëzore.  

Lëvizjet e trupit  

Mendoni se perceptimet tuaja për njerëz janë të ndryshme, si; nga mënyra që ata ulen, si ecin, si  qëndrojnë lart apo si ata mbajnë pozitën e kokës së tyre. Mënyra që ju lëvizni dhe pozita e trupit që mbani në vetvete paraqet një informacion për botën që ju rrethon. Ky lloj i komunikimit joverbal përfshin sjelljen tuaj, duke pasur për bazë qëndrimin dhe lëvizjet delikate të trupit.

Gjestet  

Gjestet janë të shpërndara në strukturën e jetës sonë të përditshme. Ne përdorim duart tona, kur ne jemi duke argumentuar apo duke folur për diçka. Ka raste kur ne shprehemi veten me gjeste, shpesh pa menduar. Megjithatë, kuptimi i gjesteve mund të jetë i ndryshëm në vende, kultura  dhe rajone në botë, kështu që është e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimin.  

Kontakti me sy  

Të kuptuarit vizual është dominant për shumicën e njerëzve, kontakti me sy është një lloj veçanërisht i rëndësishëm i komunikimit joverbal. Kontakti me sy, është mënyrë që ju të shikoni në dikë dhe në çast të komunikoni për shumë gjëra pa folur fare, duke përfshirë interes, dashuri, armiqësi apo tërheqje. Kontakti me sy është gjithashtu shumë i rëndësishëm në ruajtjen e rrjedhës së bisedës dhe për të vlerësuar reagimin e personit tjetër.

Të prekurit  

Ne komunikojmë jo pak edhe përmes prekjes. Mendoni në fuqinë e mesazheve të dhëna nga sa më poshtë: një shtrëngim duarsh, një trokitje të lehtë si turpshëm mbi supe, një përqafim të ngrohtë, një përkëdhelje qetësuese në shpinë, një përkëdhelje në kokë apo krahu kontrollues mbi krahun tënd.

Të rriturit duhet të kenë parasysh se fëmijët shpesh përdorin kontakt fizik për të treguar dashurinë e tyre . Një fëmijë, do të ishte i lumtur vetëm që t’i prekte këmbën e mësuesit të tij, e cila gjë bën që mësuesi të ndjehet jo mirë, megjithatë në vend të një përgjigjeje me një sy mospërfillës ose fjalë të ashpra, mësuesi do të duhej të këtë një qasje më të butë, sepse kjo është një mundësi për të mësuar aftësitë sociale të fëmijës. Dora e mësuesit, mund të ndryshojë pikëpamjen e nxënësit dhe ta bindë atë se mësuesi është vërtet ai prindi i dytë, që ndihmon në edukimin dhe arsimimin e tij.

Hapësira  

A keni ndjerë ndonjëherë i pakëndshëm gjatë një bisede sepse personi tjetër ishte duke ju qëndruar shumë afër duke pushtuar hapësirën tuaj? Ne të gjithë kemi nevojë për hapësirë fizike, edhe pse nevoja për këtë ndryshon në varësi të kulturës, situatave dhe afërsisë së marrëdhënies. Ju mund të përdorni hapësirën fizike për të komunikuar me shumë mesazhe të ndryshme joverbale, duke përfshirë edhe sinjalet e intimitetit, agresionit, dominimit ose dashurisë.  

Zëri  

Ne komunikojmë me zërat tanë edhe kur ne nuk jemi duke përdorur fjalë. Fjalimi joverbal tingëllon si zë, (i ultë, i lartë, i qetë, ritmik etj.), janë norma dhe elemente të rëndësishme të këtij lloj komunikimi. Ky lloj i të folurit joverbal me tinguj na japë të dhëna delikate, por të fuqishme në ndjenjat tona të vërteta dhe atë që ne me të vërtetë duamë të themi. Mendoni se si toni i zërit, për shembull, mund të tregojë sarkazëm, zemërim, dashuri apo besim për të zhvilluar këto dhunti së bashku me të menduarit e tyre njohës dhe aftësitë e tyre sociale.

Të dëgjuarit efektiv

Aftësia për të dëgjuar, dhe për tu përgjigjur në përputhje me rrethanat, është pjesë e aftësive të komunikimit efektiv.

Fëmijët sot janë më pak të frenuar se ata në të kaluarën, të cilët mendonin se: “unë do të ulem në heshtje dhe të bëjë atë që thotë mësuesi”. Fëmijët sot, janë më të lirë, ata pyesin dhe duan të dinë, ata janë kuriozë, ata parashtrojnë pyetje dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Nëse një fëmijë rri ulur në klasë dhe gjithë kohën është në heshtje, mësuesi duhet të ndihet shumë i shqetësuar…

Në këtë dritë, mësuesit nuk do të duhej thjesht të disponojnë vetëm njohuritë, por duhet të veprojnë si “bashkë- ndërtues” të cilët udhëheqin fëmijët për të formuar idetë e tyre në të kuptuarit e një mësimi.

Të parashtruarit e pyetjeve

Të dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim. Më shumë se çdo gjë tjetër, arti i bukur i mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të pyetjeve…”  Djui

Kur pyesim fëmijët në klasë, është e domosdoshme për t’u dhënë atyre kohë për të menduar dhe për t’iu përgjigjur. Përdorimi frazave të shkurtra, fjalë të thjeshta dhe pyetje të hapura si: “çfarë do të ndodhë nëse … ?” , “Më tregoni atë që duket si …” ose “çfarë mendoni në lidhje me … “. Mësuesit si dhe prindërit në këtë mënyrë mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi tërheqës dhe nxitës në kuptimin pozitiv, në të cilën fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të etur për të marrë pjesë aktive në të nxënit.

Parashtrimi i drejtë i pyetjeve hapë velat e mendjes dhe nxitë interesimin në klasë.

Pyetja është çdo formulim (me gojë ose me shkrim) që nxit të menduarit dhe kërkon nga bashkëbiseduesi një përgjigje – B. Musai

Arti i të komunikuarit ndërpersonal në arsim

Komunikimi, si vlerë e rëndësisë së veçantë, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, është përmirësuar krahas zhvillimeve të fushave të shkencave të ndryshme. Komunikimi paraqet në vete studim dhe eksplorim të vlerave dhe cilësive në sjelljen e edukatës që na mundëson për të krijuar dhe për të komunikuar me bashkëbiseduesit apo dëgjuesit mbi njohuritë dhe vizionin e përbashkët.

Për çdo komunikim që ndodhë duhet të ketë të paktën dy persona të përfshirë. Është e lehtë për ta kuptuar se komunikimi ndërpersonal përfshin në vete, një dërgues të mesazhit ose një dhënës, dhe një marrës të mesazhit. Megjithatë, problemi  duhet parë në këtë mënyrë, se komunikimi paraqet një proces ku një person dërgon mesazhin dhe tjetri e merr atë, pra derisa një person është duke folur, një tjetër është duke dëgjuar. Në këtë kontekst, mund të themi se ashtu siç është art komunikimi, është art edhe të dëgjuarit dhe parashtrimi i pyetjeve. Të dëgjuarit dhe të folurit janë dy komponentët e komunikimit. Më shpesh, mendohet se të folurit mund të jetë roli më i fuqishëm. Megjithatë, të dëgjuarit është më i fuqishëm, por është më pak i kuptuar…

Komunikimi mund të minimizojë problemet, b.f., nxënësit të cilët bëjnë sjellje të papërshtatshme në klasë, që janë të zhurmshëm, ngacmues, konfrontues etj., janë të predisponuar të prodhojnë probleme, shpesh jo në përputhje me rregullat e shkollës. Këta nxënës zakonisht kanë aftësi të dobëta akademike, një sens të ulët të vetë – efikasitetit, dhe një qëndrim shumë negativ ndaj shkollës. Sjellje të tilla jo të mira burojnë nga deficitet akademike. Edukatorët që punojnë me këta nxënës përballën me sfida të shumta për të menaxhuar suksesshëm me klasën. Megjithatë, shpesh bëjnë gabime në qasje të kësaj problematike duke mos përdorur metoda e strategji bashkëkohore për të mbizotëruar dhe mundur këto sjellje të papërshtatshme.

Me fjalë të tjera, komunikimi është një proces interaktiv, derisa një person është duke folur një tjetër është duke dëgjuar. Në arsim është krejt e ditur se janë me dhjetëra dëgjues dhe fjala e atij që flet mund të ketë ndikim të madh në edukimin e atyre dhjetëra dëgjuesve, që mund të jenë nxënës, mësimdhënës, prindër ose dikush tjetër nga komuniteti.

Zhurma ka një kuptim të veçantë në teorinë e komunikimit. Përderisa në klasë po zhvillohet ora mësimore, për shembull, dëgjohet zhurma një aeroplani fluturues, kjo zhurmë mund të ndërhyjë me komunikim efektiv, prandaj faktorë të tjerë që pengojnë janë të konsideruar të jenë “zhurma”. Pengesa në komunikim paraqesin edhe përdorimi i një zhargoni të komplikuar, gjuha e papërshtatshme trupit, hutimi, indiferenca, dhe ndryshimet kulturore mund të konsiderohet  “zhurmë”, pra në kontekstin e komunikimit ndërpersonal. Me fjalë të tjera, çdo çrregullim tjetër i konstatuar, që ndodhë gjatë një përpjekje normale për të komunikuar mund të shihet si zhurmë, pra si pengesë në komunikim efektiv, pengesë në nxënie.

Klima emocionale dhe pritjet e pjesëmarrësve për ndërveprim do të ndikojnë në komunikimin të vlerave ose jo. Është e pakontestueshme se aftësitë ndërpersonale në të komunikuarit në arsim, janë vlera  themeltare dhe shumë të rëndësishme se si një individ ka për tu lidhur me të gjithë ata që i ka pranë, si: me  fëmijët, prindërit, shoqërinë ose kolegët. Mësuesit mund të thonë se burimi i frymëzimit të tyre, më i miri, për t’i mësuar nxënësit e tyre është përdorimi i teknologjive të reja në arsim, kompjuteri ose ndonjë video në YouTube, megjithatë, shoku më i mirë i një mësuesi, që frymëzon, është ende ai që nuk mund të arrihet nëpërmes teknologjive të reja, as me kompjuter, pra miku më i mirë për mësuesit e suksesshëm është komunikimi efektiv ndërpersonal.

 

Një nga aspektet më të rëndësishme në sistemin e arsimit është komunikimi ndërpersonal. Komunikimi ndërpersonal do të thotë një kuptim më të thellë të problemeve me të cilat ballafaqohen fëmijët apo mësuesit dhe aftësinë për t’i trajtuar të njëjtat probleme brenda sistemit shkollor.

Komunikimi (jo)efektiv në klasë

Komunikimi efektiv promovon një vetëdije që lidhet me interesat dhe nevojat e të tjerëve. Duke qenë të vetëdijshëm për aftësitë e nevojshme, që do të inkurajojnë komunikimin, është e rëndësishme të përvetësojmë format e komunikimit, të menduarit kritik, të komunikuarit verbal, të komunikuarit joverbal, të dëgjuarit  dhe të parashtruarit e pyetjeve.

Puna me nxënës në klasë adreson disa çështje që kanë të bëjnë kryesisht me komunikimin efektiv ose joefektiv.

 Pengesat në komunikim efektiv:

1 . Urdhërimi, duke komanduar drejtimin, p.sh. ndalo! Ktheju punës!

2 . Paralajmërimi ose format kërcënuese, p.sh. ju duhet të keni një seriozitet më të madh nëse doni të kaloni klasën.

3 . Moralizimet, duke predikuar apo duke i dhënë “vërejtje”, shembull : “Ju duhet për t’i lënë problemet tuaja personale jashtë klasës.”

4 . Këshillimi, duke ofruar zgjidhje apo sugjerime, shembull : “Unë mendoj se ju duhet të merrni një drejtim tjetër, që të mund të organizoni kohën tuaj më mirë për të mbaruar detyrat e shtëpisë më me rregull.”

5 . Mësimdhënia duke i dhënë argumente logjike, shembull : “Ju më mirë të mos harroni se ju keni vetëm katër ditë për të përfunduar këtë projekt.”

Këto përgjigje në vazhdim kanë tendencë për të komunikuar mospërputhjet dhe gabimet:

6 . Duke gjykuar, kritikuar, duke mos u pajtuar, duke fajësuar. Shembull : “Ju jeni një fëmijë i tillë dembel…”

7 . Thërrasim me emra tjerë fëmijët, etiketimi, shembull: “Shih moshën tuaj!” “Ju jeni sikur një parafillor.”

8 . Duke interpretuar, analizuar apo diagnostikuar. Shembull: “Ju jeni shmangur për tu përballur me këtë detyrë, sepse nuk keni kapur udhëzimet, për shkak të të folurit – zhurmës që keni bërë.”

Mesazhe të tjera kur përpiqet të bëjë që nxënësi të ndjehet më mirë ose të mohojë se ka një problem:

9 . Duke vlerësuar, duke rënë dakord, duke i dhënë vlerësime pozitive. Shembull: “Ju jeni një fëmijë i zgjuar, ju mund të gjeni një mënyrë për të përfunduar këtë detyrë.”

10 . Siguri, simpati, ngushëllim, mbështetje. Shembull: “Unë e di saktësisht se si ndjeheni ju, nëse ju vetëm do të filloni, nuk do të duket aq punë e keqe.”

Kjo përgjigje ka tendencë përpjekjen për të zgjidhur problemin për nxënësin:

11 . Pyetje provokative, pyetje rishqyrtuese. Shembull: “Pse të presim kaq gjatë, kërko ndihmë? Cila ishte aq e vështirë për këtë detyrë?”

Këto mesazhe komunikuese kanë tendencë për të devijuar nxënësin krejt:

12 . Tërheqjes, shkëputjes, humorit. “Duket si ju keni marrë anën e gabuar sot .”

 

Shumë nga përgjigjet e mësipërme kanë fshehur mesazhe kur nxënësi i dëgjon ato. Forma e tillë e të të komunikuarit, për të fajësuar ose thënë se nxënësi nuk mund të bëjë asgjë drejtë, nuk paraqet gjuhën e pranuar komunikuese.

Përparësitë në komunikimin efektiv:

 

Është e rëndësishme që kur flasim me nxënës ne duhet të jemi të kujdesshëm në komunikim dhe sjellje në mënyrë që të lehtësojmë pranimin e mesazheve nga dëgjuesi. Për këtë qëllim lista e rekomandimeve të më poshtme do të ndihmojë në komunikimin me nxënës:

1 . Qëndrimi: Të përpiqemi të pasqyrojmë sjellje dhe qëndrim me edukatë në komunikim me nxënësit. Është e dobishme që të komunikojmë ballë për ballë me nxënësin dhe trupi të jetë i kthyer frontalisht nga ai.

2 . Kontakti me sy: Kontakt me sy me nxënësit tregon se ju jeni të interesuar në atë që ata kanë për të thënë.

3 . Shprehja e fytyrës: Ajo që tregohet në fytyrën tuaj duhet të përputhet me shprehjen e  fytyrës së fëmijëve. Buzëqeshja juaj, kur fëmija është padyshim trishtuar do të ishte një shembull i ngurtësuar karshi gjendjes emocionale të shprehur në fytyrën e nxënësit.

4 . Distanca: Largësia nga nxënësi me të cilin komunikojmë nuk duhet të jetë shumë e afërt apo shumë e largët, rreth 3 deri 4 këmbë është mesatarja. Duke qëndruar shumë afër mund të bëjë që nxënësi të ndihet pakëndshëm, por edhe duke qëndruar shumë larg mund të tregoni se interesimi juaj është i vogël.

5 . Gjestet trupore: Sjelljet me gjeste gjatë komunikimit kanë efekte pozitive kur flasim me nxënës ose anëtarë të kolektivit.

6 . Zëri – intonacioni: Zëri juaj duhet të përputhet gjendjen emocionale të nxënësit. Do të ishte e papërshtatshme nëse i drejtoheni nxënësit me zë të lartë, nëse nxënësi është në një gjendje shpirtërore të qetë.

 

Arti i të komunikuarit me nxënës në klasë, si vlerë e dobishme:

 

1 . Mësuesi krijon një marrëdhënie pozitive me nxënësit (respekt, mirësjellje, shoqëri )

2 . Detyra mësuesit është për të inkurajuar nxënësit, në vend të kontrollit të rreptë.

3 . Mësuesi të jetë pozitiv në të folur me nxënësit, dhe tu shmanget “nënçmimeve”.

4 . Kur është e mundur dhe e nevojshme, mësuesi të përgatitet për orë mësimore dhe të planifikojë se çfarë do të flasë në klasë.

5 . Mësuesi thërret në emër nxënësit.

6 . Kur jep udhëzime, herë-herë duhet të marrë opinione edhe nga nxënësit.

7 . Mësuesi flet në mënyrë të qetë.

8 . Mundohet për të ruajtur kontaktin me sy me nxënësin.

9 . Minimizon pengesat.

10 . Mësuesi njofton nxënësit se tema është e rëndësishme.

11 . Duhet ta dinë nxënësit se ju jeni duke folur që ata të përfitojnë.

12 . Mësuesi përdor pyetje për të përfshirë nxënësit dhe për të monitoruar të kuptuarit.

13 . Mësuesi përfshin shembuj nga përvoja e nxënësit.

14 . Shmangni diskutimin e problemeve personale të nxënësit, kur ju ndjeheni pakëndshëm.

15 . Mësuesi menaxhon: fërkimet, zemërimet, humbjen e interesimit, mërzinë etj..

16 . Mësuesi mbështet nxënësit për të dëgjuar.

 

Çështje tjetër, është një faktor i rëndësishëm në nxitjen e një marrëdhënie progresive mësues-nxënës, ku mësuesi mund të rritë dhe të aktualizojë potencialin e nxënësve. Në këtë kontekst, fëmijët kopjojnë të rriturit dhe bëjnë atë që ata bëjnë. Shpesh ndodh, se prindërit, ngulmojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre te mësues që rezultatet e tyre janë të dëshmuara, këta mësues kanë ndikim tek nxënësit që ata të bëhen të mirë në të ardhmen, prandaj nëse një mësues i suksesshëm, kur përcjell nxënësit, ka më shumë gjasa që fëmijët të ndryshojnë për t’u bërë më të mirë në të ardhmen, por edhe e kundërta është e vërtetë.

Që të kërkoni në mënyrë efektive parashtrimin e pyetjeve të nxënësve, sugjerimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:

1 . Mësuesi udhëzon nxënësit dhe ndalon në mënyrë efektive para dhe pas çdo pjese të orës, duke bërë të mundur që nxënësit të parashtrojnë pyetje dhe i lejon nxënësit për të menduar për reagimet e tyre.

2 . Ndërveprimet në pyetjet këshilluese – Çfarë lloje të pyetjeve ju kërkoni? A bëni pyetje të mbyllura dhe a kërkoni nga nxënësit për të dhënë përgjigjen?

3 . Pyetje kuptimplote – Udhëzo se sa pyetje kërkoni dhe llojet e pyetjeve. A mund të bëni pyetje më efektive, nëse ju kërkohet më pak pyetje, më shumë pyetje, ose lloje të ndryshme të pyetjeve?

4 . Kontrollo me mirëkuptim – Është e rëndësishme që ne të monitorojmë dhe t’i kuptojmë nxënësit. Për të parë nëse nxënësit kanë kuptuar se çfarë është thënë, mësuesi kërkon nga nxënësit me pyetjet e parashtruara të përsërisin përmbledhjen e asaj që është thënë në orën e mësimit.

 

Duke bërë një pyetësi më efektive, nxënësit do të nxitën që të jenë më reflektues në situatat që ata ishin të përfshirë në mënyrë aktive në orë mësimi, prandaj stili i mësuesit në format e parashtrimit të pyetjeve është pjesë e pandashme e komunikimit efektiv në klasë.

Shkathtësia e të komunikuarit – Vetëvlerësimi

Udhëzime:

Më poshtë është një aktivitet që ju mund të bëni për vetën tuaj për të reflektuar në stilin tuaj të komunikimit.

Përgjigjet e dhëna, në shkallën e klasifikimit të vetëvlerësimit, si: me 1 shkalla më e ulët e vetëvlerësimit dhe me 5 shkalla më e lartë e vetëvlerësimit.

 

Burimi A.Kryeziu

Transmeton Botapress