.
×

Adem Bytyqi:Arsimi dhe ndikimi i politikës në cilësnë e tij!



Këto ditë KSHC-së, mbylli përkohësisht veprimtarin e të tria univerzitëteve publike ,atij të Prizerenit, Pejës dhe Mitrivicës , për shkak cilësisë së dobët të arsimit në këto tri institucione të larta të arsimit syprior.

Në të njejtatë valë të veprimit ky këshillë pas një analize të thellë dhe të gjithëanshme të cilësisë së dobët të arsimit mbylli përkohësisht edhe disa kolegje private dëri në përmirësimin e përformancës së tyre arsimore dhe akademike!

Menjëherë pas publikimit të vendimit të këtij këshilli reagojë politika duke ndërhy në  kompetencatë e këtij këshilli, me qëllim që të çfuqizojë vendimin e tij!

Disa herë është pohuar se politika ka ndërhy në autonomin e institucioneve të shkollimit të lartë për të dikutuar se kush mund të jap mësim atje dhe kush mund të emërohet në vendet udhëheqëse dhe në komisionët përkatëse për zgjedhjen e stafit ekademikë etj…

Sipas analistëve të qështjeve të arsimit në univerzitetët publike dhe kolegjet private ,njëri ndërshkaqët e cilësisë së dobët të arsimit dhe dijës në këto vatra të shkollimit të lartë të ne, është ndërhyrja e politikës në veprimtarin dhe mënyrën e orgonizimit të arsimit në këto univerzitete dhe kolegje private.

Kësaj radhe politika nuk do të mund të ndryshojë vendimin e Këshillit shtetërorë të cilësisë lidhur me ndërprejen e regjistrimit të studentëve në vitin e parë akademik në këto univerzitete dhe kolegje private ,pasi që përfaqësuesja e BE-së , në Kosovë ,i ka dalë në mbrojtje vendimit të KSHC-së, për ndërprerjen përkohësisht  të veprimtarisë arsimore dhe akademike  të  univerzitëteve dhe kolegjeve private  të përmendura më lartë!