[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohet një qytatar nga Peja, ushtroi dhunë në familje, posedoi arsenal armatimi



Arrestohet një person i dyshuar për Dhunë Familjare dhe mbajtje në pronësi, kontroll,
posedim të pa autorizuar të armëve”
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, me datën 26.09. 2020, është informuar nga viktima
për një rast Dhunë familjare.
Njësiti Policor pran Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar.

Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar:

●një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator
●një (1) Armë artizanale
●një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator
●një Pistoletë Colt, me një karikator
●dy karikator AK-47
●një vazhdues tromblonik
●municion kalibrave ndryshëm.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit
policor, njofton Zyra për Informim Publik, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë percjelle Botapress.

Menu Title