[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohet hajni i rrezikshëm për rajonin e Prishtinës, është i përfshirë në 24 vjedhje të rënda



 

B., 17 vjeç, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në 24 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Ndaj tij policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, për tu proceduar më tej.

“Njësitet policore të rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

Menu Title