.
×

Arrestohet edhe në Malishevë një profesor për ngacmim seksual ndaj nxënëses së vet



Është arrestuar profesori i dyshuar për provikim ndaj nxënëses së tij. Sipas raportit të policisë i dyshuari përmes rrjetit social ka provokuar biseda seksuale me viktimën femër, nxënëse e tij në një shkollë të mesme në Malishevë.

Lidhur me rastin dhe sjelljen e profesorit viktima e ka njoftuar të dyshuarin tjetër dhe të njëjtit i ka dërguar dokumentacionin dhe deklaratën e shkruar me qëllim që ai të ndërmarrë masa. Por, i njëjti nuk ka marrë masa dhe rastin nuk e ka raportuar.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e profesorëve, raporton MalishevaPress.

Ky është rasti i dytë këtë javë, pas atij në Mitrovicë. Edhe ai profesor është arrestuar, ndërsa të premtën është përjashtuar nga puna.