.
×

Arrestohet 27 vjeçarja në Londër, dyshohet se po përgatiste një sulm terrorist



Një 27 vjeçare nga Britania është arrestuar në aeroportin Heathrow nën dyshimet se po përgatiste një akt terrorist, transmeton Gazeta Express.

Gruaja mbërriti në aeroport pas një fluturimi nga Addis Abeba dhe u arrestua nën dyshimet për përgatitje të sulmeve terroriste sipas nenit 5 të Aktit Terrorist.

 

Zëdhënësi i Policisë tha se ajo u dërgua në një stacion në jug të Londrës ku po qëndron në paraburgim.