[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Armëpushimi” në Kuvend, deri të premten



Botapress, 4 nëntor – Opozita do t’i rikthehet bllokimit të punës së Kuvendit pas seancës solemne të së premtes, kur komisionari i Bashkimit Evropian për negociata të zgjerimit dhe fqinjësi, Johanes Hahn, do t’iu drejtohet deputetëve të Kosovës.

Opozitarët thonë se fakti që marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e tyre dhe se nuk kanë asnjë arsye të lejojnë zhvillimin e seancave të reja para se Qeveria të tërhiqet nga marrëveshja për Asociacionin dhe nga ajo për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë të martën për “Zërin” se Kryesia e Kuvendit nuk ka arsye të mos thërrasë seanca për shkak të kundërshtimit të opozitës. /Zëri/

Menu Title