.
×

Arlind Sejdiu i gatshëm të lë Finlandën për Kosovën



Luan te Honka U19 dhe fal paraqitjeve të mira me ekipin finlandez, që 3 vjet është pjesë e Kombëtares së Finlandës në futboll për grupmosha të reja.

Në ndeshjen e fundit miqësore me Finlandën U18, pati paraqitje shumë të mirë dhe arriti të realizoi edhe një gol. Bëhet fjalë për Arlind Sejdiun, i cili për Sportin në KTV, tregon se me punë dhe angazhim maksimal, ka arritur të jetë pjesë e Kombëtares finlandeze.

17 vjeçari thotë se është gati të veshë fanellën e vendit të tij të lindjes, por deri me tani askush nuk e ka kontaktuar, as nga Kosova e as nga Shqipëria.

Sejdiu që luan në pozitën e mesfushorit, tregon për synimet e mëdha që ka me Honkën, ku aktualisht luan për ekipin e të rinjve. Arlind Sejdiu është nga Mitrovica dhe rrjedh nga një familje sportistësh. Ai është djali i vëllait të trajnerit të mirënjohur kosovar, Gani Sejdiut./BP/