.
×

Arifi i përgjigjet Daçiqit: Taksën jua heqim dy javë pasi të na njihni pavarësinë



Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po i përcjell me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë Haradinaj lidhur me taksën. Përmes mediave të Beogradit Daçiq ka analizuar fjalët e Avni Arifit, më pas ka deklaruar se Kosova do ta shfuqizojë taksën. Por, në një bisedë për Gazetën Express, Arifi tha se taksa do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur Ivica Daçiqit për deklaratat që ky i fundit i bëri në Beograd.

“Dy javë ditë pasi Serbia ta njohë Kosovën do ta heqim tarifën”, tha Arifi për Express.

Arifi e ftoi Daçiqin ta njohë Kosovën e pavarur dhe të krijohet tregu i përbashkët evropian.

“Nëse këtu Daçiq po sheh diçka pozitive unë e përgëzoj atë dhe e ftoj që sa më shpejt ta njohë Kosovën në mënyrë që ta krijojmë tregun e përbashkët në krejt Evropën Juglindore”, përfundoi ai.

Ndryshe, Daçiq ia ka deshifruar Arifit se “pezullim i taksës” në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i saj.