[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arianit Koci me kritika të forta për Specialen



Avoakti, Arianit Koci, me anë të një shkrimi në Facebook ka kritikuar Dhomat e Specializaura për mungesën informacioni sa i përket aktakuzave në rastin e presidentit Thaçi.

Koci thotë se tashmë ky afat 6 mujor ka përfunduar dhe se presidentit Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut.

“Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre” shkruan Koci në Facebook.

Postimi i plotë:Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

Afati gjashtë mujor ka skaduar!

Një popull i tërë po mbahet peng!

Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet – njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.

Menu Title