.
×

Arianit Koci ka dy fjalë për pritjen e futbollistëve dhe tifozëve anglez



Avokati kosovar, Arianit Koci ka komentuar pritjet e futbollistëve dhe tifozëve anglez.Ai në një shënim në Facebook, ka theksuar se pritja e futbollistëve anglez nuk ishte ne shije.Shënimi i plotë:

Pritja që i është bërë futbolistëve të kombëtarës angleze nuk është për shije time, por po ashtu është larg prej servilizmit dhe aludimeve të ndryshme për sjellje të turpshme.Thjesht, kjo mënyrë e mirëseardhjes është një kopje e dobët dhe e keqkuptuar nga ana e organizatorit, e ngjarjeve sportive gjithandej botës – me vajza të bukura, pranë sportistëve.Për më tepër, a mos është dashur t’i presim futbollistet me orkestër simfonike, duke e egzekutuar pjesën e 4-të të simfonisë së 9-të Beethoven-it?

A kishim qenë ashtu më pak servil?Në krejt këtë mesele, duhet të jemi të kujdesshëm që vajzat në foto mos t’i fyejmë dhe ofendojmë.

Sidoqoftë, më shumë ishte dashur të brengosemi për faktin që shumë bileta po shitën përmes stërshitësve – me çmime shumëfish më të larta.