.
×

Ardita Lokaj: Pse sivjet nuk u mbajt Mitingi i poezisë në Gjakovë?



 ”Kultura e Zemres” duhet të vazhdonte me traditë  (Ose: Pse sivjet nuk u mbajt Mitingi i poezisë në Gjakovë?)

 Vdiqen poetët në Gjakovë
S’është më Ali Podrimja As
Tekiu i dramave të mëdha

S’është më Hadiu
I roleve të mëdha
Ymer Riza s’këndon në dasma falas
Haxhosaj nuk mban më recensione
Ku mbet shpirti i madh i Çarshisë së Madhe?

 

Epokat gjeniale te filozofëve te mëdhenj, te frymëzuara nga ideologji, parime, dhe koncepte qe kanë tronditur Gjakoven dhe ane mbane Kosoven, e u kane dhene jete revolucioneve, jane perfaqesuar jo ne te pakten e rasteve nga njerez te thjeshte,por me endrra te medha. Te lartuara e te ngritura ne kult, dy anet e medaljes qendrojne perballe njera-tjetres e vazhdojne luften shekullore te perballjes. Ndjenja dhe arsyeja te perfaqesuara denjesisht nga dy levizje, romantizmi dhe iluminizmi, tunden nga themelet kolonat e mendimit dhe perceptimit te deriatëhershëm duke ndryshuar rrjedhën e historisë së qytetërimit. Gjejmë njerëz që kultivimin e vetvetes e shohin si një send që mësohet në shkollë, njerëz që abuzojnë me kulturën duke arritur deri atje sa e mbushin dhe e rëndojnë trurin me lloj –lloj diturie të pavlerë. Në këtë realitet gjen cdo gjë, përvecse dickaje që të gjithë e lypin në parajsë. Ky thesar i cmuar i njeriut të qytetëruar dhe inteligjent është kultura. Është kultura që nuk blihet në shkollë e shitet në pazar,por kultura e vërtetë, kultura që të lartëson e të bën njeri eshte libri.

Dikush ka thënë se rruga më e gjatë është rruga nga zemra tek mendja dhe unë e besoj. Ndoshta jam skeptike dhe ndoshta pak ose aspak herë nuk besoj tek gjërat klishe, të thënat e përsëritura me mijëra herë që vishen me lustra rrezëllitëse e shkëlqejnë derisa të verbojnë. Unë besoj se burimi i gjithckaje, planeti ku hidhen rrënjët e ndjenjave, dëshirave dhe ndryshimeve të mëdha, është zemra. Është zemra që si dritë në tunel ka ndricuar mendjen dhe jetën e njerëzve të thjeshtë që më pas janë kthyer në hero.Gjithcka fillon nga zemra e më pas përcillet tek mendja, që si një arbitër peshon rreziqet dhe ekuilibron entuziazmin,adje shpesh frenon dhe ëndrrat.

Endrra ime aty fillonte,ne vitin 2014,ku morra pjese ne Mitingun e Poezie te 50-te (jubilar) dhe lidhja që ekziston mes Gjakoves dhe zemrës sime është si një urë lidhëse mes asaj që shihet si e pamundur nëpërmjet fakteve dhe arsyes dhe, asaj që shihet si e mundur nëpërmjet ndjenjave. Shpesh faktet dhe arsyeja kanë ndikuar tek bota ime e brendshme si  individi, duke i shlkëputur iniciativën për të ecur përpara.  Ajo c’ka ne duam, jo gjithmonë është e predispozuar të sjellë ndryshime që karakterizohen nga qëllime të mira. Duhet të trëegohemi të kujdesshëm që procesin e transformimit ta shohim si proces jo në aspektin e privatësisë vetjake, por të një shoqërie të tërë. Ndjenjat tona duhet të vendosen në një raport përpjestimor me mendjen dhe arsyen, në mënyrë që të kemi përfitime jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Secili prej nesh duhet të gjejë mënyrën më të mirë për të mos e humbur arsyetimin ,por edhe interesin për cështjet madhore që kanë të bëjnë me fatin e njeriut, me zhvillimin e shoqërisë që për hir të së vërtetës po ecën me hapa gjigande për të mos vdekur për së gjalli në guackën e indiferentizmit.

Kultura ëmodesti. Ajo nuk kërkon shumë të ardhura; madje edhe njeriu më i varfër mund ta ketë këtë luks, mjafton të ketë syrin e celur dhe etjen e pashuar për dituri. Kultura e zemrës inspirohet dhe na udhëheq drejt vlerave e parimeve të virtytshme. Kultura e zemrës si një freski e shpirtit na lejon të shprehim dashurinë e vërtetë, na bën të shohim jetën në një këndvështrim tjetër, në këndvështimin human të të jetuarit për hir të së mirës më të madhe, të asaj që i shërben jo interesit vetjak,por interesit të gjithë njerëzve

që na rrethojnë sepse ajo që bëj unë u shërben edhe të tjerëve,ajo që u shërben të tjerëve më shërben edhe mua.

Kultura e zemrës si një praktikë e vlefshme në jetën e përditshme na mban në një udhë të virtytshme. Rritjas jonë e brendshme, zhvillimet e marrëdhënieve të frytshme, rezultatet pozitive dhe sukseset, të gjitha këto janë përfitime që vijnë nga ëndrrat e mëdha që e kanë folenë në zemër, të udhëhequra nga e madhërishmja kulturë- kultura e zemrës.

Pra,Mitingu i Poezise udhen duhet te vazdhon!