.
×

Arbër Vllahiu: Takimi i përbashkët i liderëve, nëse përafrohen qëndrimet



Takimet e deritashme mes presidentes Atifete Jahjaga dhe krerëve të subjekteve politike nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe nuk kanë ndikuar në lëkundjet e partive nga qëndrimet e betonuara që po i mbajnë në raport me situatën e krijuar. Ekspertë të ndryshëm konsiderojnë se ndryshimi i formatit të takimeve veç e veç, në takime gjithëpërfshirëse, mund të kontribuojë në tejkalimin e situatës së krijuar.

Ndërkaq, këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu i ka thënë Tribunës se një takim i përbashkët mes liderëve dhe presidentes mund të ndodhë atëherë kur liderët e partive politike parlamentare t’i kenë përafruar qëndrimet e tyre për zgjidhjen që çon drejt konstituimit të institucioneve të vendit.

Përndryshe ende nuk është bërë qartë nëse këtë javë Jahjaga do të zhvillojë takime të tjera me liderët politik. Situata tashmë është bërë edhe më e paqartë me faktin që Blloku LVAN ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e seancës të enjten që vjen ndëresa përfaqësues të PDK-së vazhdojnë të refuzojnë një pjesmarrje të tillë pa ftesën e Flora Brovinës