.
×

Arbenita, e zhgënjyer me vendimin e Presidentit, paraljamëron hakmarrje për babain e vrarë(Video)



 

Botapress, 15 Prill – Njeriu i parë i Shtetit përdori kompetencat e tij për të falur edhe vrasës. Kështu, Hashim Thaçi kishte nxjerr dekret për t’i falur dy vite të burgut vrasësit Ruzhdi Misinit. Pas kësaj, familjarët e të ndjerit, Agron Arifi, kanë nisur të mendojnë hakmarrjen. T7 sjell rrëfimin e Arbenitës 24 vjeçare.

Arbenita Arifi, kishte pasur vetëm 16 vjeç kur kishte mbetur pa babën e saj, Agronin.

 

Tetë vite më vonë, Arbenita ka nisur të mendojë hakmarrjen ndaj vrasësit të babait të saj për shkak se Presidenti Hashim Thaçi ia fali dy vite burgim Ruzhdi Misinit.

 

 

Arbenita nuk po e sheh problem të rrijë dhjetë vite në burg nëse hakmerret ndaj Misinit, i cili pritet të lirohet nga burgu pas tri vitesh.

 

Arbenita kishte mbetur pa tekst kur kishte lexuar lajmet se Presidenti Thaçi kishte falur dy vite burg nga dënimi i paraparë për vrasësin.

 

Ajo sa filloi e u mësua me mungesën e babait, vendimi i Presidentit Thaçi e ka kthyer përsëri Arbenitën në vitin 2010.

 

Avokati Arianit Koci, thotë se falja ose lirimi i të dënuarve ndodh vetëm atëherë kur komisioni përkatës e sheh si të tillë dhe ia përcjell këto Presidentit.

 

Por përkundër gjthçkaje, çka më shumë e brengos atë, janë provokimet e familjarëve të Ruzhdi Misinit.

 

Vrasësi Ruzhdi Misini ishte dënuar me 10 vite burgim pasi krimin e kishte kryer

 

Ruzhdi Misini është dënuar me 13 vite e gjashtë muaj burgim,  gati 8 vite më parë. Ai e ka vrarë të ndjerin 46 vjeçar, Agron Arifin më 1 tetor të vitit 2010 shkaku i pluhurit që ka shkaktuar duke kryer punën  tij. Agron Arifi ka qenë duke rregulluar pllaka në një dyqan shumë afër marketit “Delta R”, market në pronësi të Ruzhdi Misinit.