[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arben Vitia ndjek rregullat e shefit: Nuk shkon në ceremoni të dorëzim-pranimit të ministrit Zemaj



Armend Zemaj e ka pranuar sot detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, por në ceremoninë e dorëzim-pranimit nuk ka marrë pjesë ish-ministri, Arben Vitia.

Siç njofton MSh’ja, Zemaj ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkuar që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.

“Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend”, thuhet në komunikatë.

Njëjtë si Vitia ka vepruar edhe shefi i tij, Albin Kurti, i cili nu ka marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit ndaj Avdullah Hotit.

Menu Title