[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arben Gashi nuk e përjashton mundësinë të bëhet kryetar i LDK’së



Botapress 23 Shkurt- Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi thotë se është herët të diskutohet nëse do t’i futet garës për kryetar të partisë apo jo.

Pas dorëheqjes së kryetari të LDK’së, Isa Mustafa kanë filluar edhe shpallja e kandidaturave për kryetar të këtij subjekti politik, që u radhit e treta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo, Arben Gashi që ishte shef i Grupit Parlamentar të LDK’së nuk e ka mohuar as pohuar nëse do të jetë në garë për kryetar.

Ndërkohë, këtyre ditëve është diskutuar deklarata e Vjosa Osmani e cila pati thënë se ‘duhet të largohet e gjithë kryesia pastaj të flasin për rikthimin’ e saj në LDK.

E për këtë, Gashi tha se duhet të pyete Osmani për këtë gjë.

“Pyetni atë, ajo duhet të përgjigjet për këtë”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Deri më tani vetëm Anton Quni ka shpallur publikisht kandidimin e tij për kryetar të LDK’së për të cilin pati disa reagime të zyrtarëve të LDK’së.

LDK ende nuk ka vendosur se kur do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë për hapat e tjerë që i presin pas dorëheqjeve në parti.Duhet cekur që, LDK doli e treta në zgjedhjet parlamentare me vetëm 13%./Botapress/

Menu Title