.
×

Arben Gashi i quan të kundërligjshme kërkesat e veteranëve



Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka dalë në mbrojtje të Rektorit Ramadan Zejnullahu dhe ka kundërshtuar shoqatat e veteranëve të luftës që po kërkojnë kundërligjshëm pranimin e familjarëve të tyre në Universitetin e Prishtinës.

“Rektori po bënë punën e duhur, shoqatat e luftës së UÇK-së duhet te dalin ne mbrojtje te ligjit, jo në anën e kundërt të tijë”, ka shkruar Gashi.

Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka mbrojtur Rektorin Ramadan Zejnullahu dhe ka kërkuar të mos i bëhet presion përmes listave për pranim të studentëve jashtë kritereve të konkursit.