[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arben Gashi del “kunder” Vjosa Osmanit për protestë kundër Thacit



Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se për idenë e bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmanit, për protestë masive kundër presidentit Hashim Thaçi, më 7 shtator, vendosin organet e LDK-së

Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka thënë se një ide e tillë do të diskutohet brenda partisë, dhe më pas do të vendoset rruga që do të ndiqet.

“Nuk është ndonjë nismë. Është propozim. Ajo duhet të diskutohet në parti dhe të merret vendim. Është një propozim që do të diskutohet në forume të partisë, pastaj vendos partia se çfarë drejtimi merr kjo punë”, ka thënë deputeti Gashi.

Kurse sa i përket insistimit të Thaçit për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes ndërmjet dyja vendeve, Gashi thotë se për këtë vlen qëndrimi i partisë.

 

Ndryshe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se qytetarët duhet të dalin në një protestë masive kundër Thaçit me 7 shtator, ditë kjo kur i pari i vendit do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e radhës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim pritet që të dy liderët të dalin me një marrëveshje, marrëveshje e cila sipas komisionerit Johanes Hahn nuk duhet të cenoj stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor./

Menu Title