.
×

Arbana Xharra godet politikanët e Kosovës, për rastin e 6 gylenistëve



Rasti i kidnapimit të 6 gylenistëve në vitin e kaluar ende vazhdon të mbetet temë e debateve mediale, politike e instituconale. Madje së fundi reagoiu edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë e cila përmes një komunikate e cilësoi këtë rasti “..i manipulimit politik” dhe “..shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës”. Për rastin e Gylenistëve ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra e cila përmes një postimi në Facebook ka tërhequr vërejtjen se presidenti turk Erdogan i ka në dorë jo pak politikane te Kosovës ndërkaq “…keta shtetas turq u kidnapuan ne bashkepunim me institucionet e sigurise se Kosoves qe moren urdher nga nalte” shkruan Xharra në Facebook, përcjellë Botapress. Ja postimi i Arbana Xharrës në Facebook: Nese mendoni qe pushteti ne Kosove nuk e ka dite qe Erdogani ka me ardhe me aeroplan privat te sherbimit turk me i kidnapu 6 Gulenistet, jeni ne gjume te rende. Erdogani miq te nderum, i ka ne dore jo pak politikane te Kosove, te cilet jane bashkepjesemarres ne dhenjen e aseteve kryesore dhendrit te Erdoganit; Aeroporti, Distribucioni… Procesi i privatizimit nuk eshte bere pa ryshfet. Keshtu qe keta shtetas turq u kidnapuan ne bashkepunim me institucionet e sigurise se Kosoves qe moren urdher nga nalte.