[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arbana Xharra: Armiqesia e Kosovës me Amerikën me se shumti i konvenon Serbisë



Albini bëri mirë që e hoqi taksen sepse armiqesia e Kosovës me Ameriken më së shumti i konvenon Serbisë. E ju që thirreni në patriotizëm, lexoni më poshtë faktet, pse ne nuk jemi patriotë.

Patriotizmin që s’e kemi!

Në vitet e 1970-ta, Ralph Samuel kishte blerë një kuti sapunësh luksozë për banjën e shtëpisë së tij. Kur e kishte hapur pakon në shtëpi, kishte kuptuar se sapunët ishin bërë në Gjermani. “E ktheva atë”, ka thënë ai. Ky pasardhës i hebrenjve edhe shumë të tjerë të prekur direkt nga Holokausti, me dekada kanë bojkotuar produktet gjermane si protestë personale për shumë vjet.

Edhe pse Gjermania ka kërkuar falje, ata me dekada të tëra kanë refuzuar të blejnë prodhime gjermane. Edhe sot më shumë se 70 vjet kanë kaluar nga Holokausti dhe ende hebrenjtë që jetojnë edhe në SHBA janë skeptikë nëse duhet blerë prodhimet gjermane. Edhe pse me kalimin e viteve është zbutur qëndrimi, megjithatë dy kompanitë Mercedes dhe Volkswagen janë të lidhura ngushtë me regjimin nazist.

“Mercedes” i ka bërë dhomat e gazit dhe i ka furnizuar nazistët me automjete. Henry Ford dhe Walt Disney që të dy ishin antisemitikë të fortë. “Adidas” dhe “Puma” janë që të dyja kompani të formuara nga dy nazistë që rastisën të ishin vëllezër. “Volkswagen”, “Krups”, “Steiff”, “Nivea”, “Nutella”, “Lufthansa” dhe “Rosenthal China” janë vetëm një varg kompanish të mirënjohura gjermane me një prezencë të fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot. Në një publikim pak vite më parë nga intervistimet e hebrenjve në SHBA është mësuar se ata edhe sot e kësaj dite nuk duan të përdorin fare produkte gjermane. Edhe pse shumë prej tyre s’kanë qenë të lindur fare në kohën e Holokaustit.

Nëse krahasohemi ne, sa kanë kaluar nga mbarimi i luftës, dhe prodhimet serbe kanë pushtuar tregun vendor, ato futen edhe legalisht edhe përmes kontrabandës, sepse ato blihen me të madhe në Kosovë. Edhe nuk rastis rrallë që të dëgjosh edhe prej atyre që thonë “s’ka me prodhime të Serbisë”. Edhe shitësit tregojnë se konsumatorët kërkojnë prodhime serbe të bindur se ato ia vlejnë të konsumohen.

Pra, kemi të bëjmë me një popull i cili për dallim nga izraelitët, e duam mallin e okupatorit, e vlerësojmë dhe e konsumojmë. Gabojnë ata që thonë se kosovarët kanë ndjenjë nacionalizmi, sepse ky është një fakt që tregon se mllefi ndaj shtetit i cili me dekada ka ushtruar krim e masakra është zbehur.

Bile dita-ditës është duke u rritur importi i produkteve ushqimore nga Serbia, derisa në këtë shtet nuk lejohet as të kalohet transit ndonjë prodhim nga Kosova. Të dhënat për vitin që lamë pas tregojnë se Serbia në Kosovë ka eksportuar produkte me vlerë prej më shumë se 120 milionë euro, ndërkohë që rreth 30 milionë euro janë humbjet nga kontrabanda që bëhet nga ky shtet në veriun e Kosovës.

Megjithatë kemi edhe në Kosovë një shembull për tu përmendur pronari i qendrës tregtare në Gjakovë “Nertil” i cili nuk ka as edhe një produkt serb edhe prapë se prapë punë ka me të madhe.

(Shkrim i imi i botuar ne Zeri me 13 prill 2011).

Menu Title