.
×

Apple projekton stilolapsin inteligjent



Apple ka menduar që të sjellë në treg stirolapsin inteligjent, që mund të shkruajë në çdo sipërfaqe. Ai është i projektuar në mënyrë që të dixhitalizojë atë ç’ka ju shkruani pavarësisht nga sipërsfaqja. Me stirolapsin Apple mund të shkruash në letër, dërrasë apo ekrane me prekje.

Acelometri dhe sensorët 3D që përmban kjo pajisje gjurmojnë lëvizjet e saj, mund të tregojë nëse stilolapsi është duke shkruar apo jo, ndërsa sensorët 3D masin gjurmojnë lëvizjet e tij në ajër.

Kjo pajisje inteligjente është gjithashtu e aftë të transmetojë atë që ju shkruani në një sipërfaqe çfarëdo, në iPad-in apo iPhone-in tuaj në kohë reale. Mësuesit, studentët dhe biznesmenët mund ta përdorin fare mirë këtë pajisje gjatë një prezantimi live në një dërrasë dhe më pas ta ruajnë atë që kanë shkruar në tabletën e tyre.

Ndërkohë ky është thjesht një parashikim pasi ka dhe mundësi që ai të mos hidhet në treg.