.
×

Apel qytetarëve në gjithë Kosovën: Mos dilni jashtë



Ajri i ndotur në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë, derisa po rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve. Edhe pse indeksi i ndotjes së ajrit është i lartë, nuk po merren masat adekuate për përmirësimin e tij, shkruan sot gazeta Zëri.

Gjithë qytetarët e vendit rrezikohen të preken nga sëmundje të ndryshme, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Edhe gjatë ditës së djeshme ajri në vend ka qenë i pashëndetshëm, duke arritur vlerën e indeksit të cilësisë mbi 140.

Nivel më të lartë të ajrit të ndotur në vend kemi pasur gjatë ditëve tjera të këtij muaji, sidomos më 17 janar.

Në këtë ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kishte bërë të ditur se indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) të ndotur ka shkuar deri në 401 në Prishtinë.