.
×

Apel i një rugovisti: Jooo me PDK-në!



Më mir me Bllokun ose në opozitë e jo një cop pushtet apo madje gjith pushtetin e aty edhe PDK-ja.
Unë kam vuajt dhe po e vuaj kët regjim të kapjes së shtetit prej ca vitesh madje duke luftuar për kafshatën e gojës, më par do pranoja dhe një kohë ta vuaj kët luftën e egzistencës por jo dhe LDK-në aty me këta në pushtet jo jo jo me PDK-në.
Do kërkoja vetëm një nder të vogël nga Kryetari im z.Isa Mustafa nga Kryesia nga Kshilli i Përgjithshëm i Partis nga Kryetarët e degëve të Partis ta ndëgjojnë zërin e shumicës së qytetarve madje duke fillua nga votuesi më i thjesht i LDK-së ti thon jo pushtetit me PDK-në mos bëni gabim fatal duke e vetvrarë ju LDK-në për ambicje individuale mbajeni premtimin.
Unë si pjes e strukturave të LDK-së po të isha tani në krye të saj madje edhe nën ndikimin e trysnis ndërkombëtare të ambasadave mike do i thoja jooo, për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës do bëja sakrificën madje edhe një kompromis të madhë për ta mbajtur unitetin e shumicës Parlametare të krijuar nga 10.06.2014 duke i dhën të gjitha Bllokut e duke mos kërkua madje asnjë cop pushteti edhe nga vet Blloku por vetëm e vetëm jo me PDK-në.
Ti dëshmojmë besnikërin e premtuar gjatë fushatës zgjedhore qytetarëve të Kosovë se LDK-ë nuk do të bëj kurr më kualicion me PDK-në dhe se LDK-ë ja dëshiron jetën më të mir atyre dhe që do vazhdoj të luftoj madje edhe duke qenë në opozitë për tja kthyer dinjitetin e humbur prej shum vitesh nga keq’qeverisja e skandale nga PDK-ja.
LDK-ë është dhe do të jetë vet historia e demokracis politike në Kosovë ka përjetua momentet shum të mira por dhe shum të vështira në egzistencën e saj do vazhdoj të jetë pasuri dhe vlerë Kombëtare.
Duhet ta bëjm kët e kemi amanet dhe obligim nga Presidenti Historik i Kosovës njëherit themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dr.Ibraim Rugova që ta ruajm demokracin e ndërtuar duke njohur rivalitetin politikë, dhe kjo demokraci nënkupton e para me të dytën nuk mundë të jenë bashkë nuk është e natyrshme e nuk do funksionoj, njëra duhet ta ketë pozitën e tjetra ta ndjek opozitën, ti lëm ambicjet personale për të mirën e qytetarve të Kosovës…
Me rrespekt i juaji: Besmir Hoxha