.
×

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj i japin fund zënkës (FOTO)



Kushërirat e famshme, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj i kanë dhënë fund zënkës mes tyre. Ato të dyja janë pajtuar dhe tani e shijojnë sërish kohën me njëra-tjetrën.

Së fundmi Anxhelina publikoi një video duke bërë xhiro me Beatrix dhe shkruajti: “Me gocën e tezes që më kishte bërë unfollow”.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zënkën mes tyre para një viti, por tani gjërat janë qetësuar. Të dyja kanë zgjedhur të mos e komentojnë në media marrëdhënien e tyre personale.