.
×

Anulohet protesta që do mbahej rreth skandalit të çmimit Nobel në Prishtinë



Anulohet protesta që do mbahej rreth skandalit të çmimit Nobel në Prishtinë. Protesta e cila ishte planifikuar të mbahej sot, pas skandalit që ndodhi në ndarjen e çmimit Nobel, është anuluar. Kjo protestë ishte planifikuar të mbahej sot në ora 11:00, [për ta kundërshtuar vendimin e marrë.

Një nga organizatorët Ben Apolloni ishte ai që e bëri njoftimin duke treguar arsyen se pse ishte nanuluar mbajtja e kësaj proteste, dhe kur do mbahej prapë.

Te dashur miq,

Ju njoftoj se protesten me moton “No Nobel for Handke”, te paralajmeruar per neser, jemi te detyruar ta shtyejme per shkaqe sigurie.

Per shkak te jehones se protestes ne media dhe ne rrjetet sociale dhe per shkak se ne nuk e kemi ditur qe protesta duhet te paralajmerohet 72 ore me pare ne polici, na eshte sugjeruar qe ta shtyejme.Per diten e mbajtes se protestes, me te njejten moto dhe me te njejtin qellim, e ne te njejtin vend, do te ju njoftojme.

Ju falenderoj per mirekuptim!- thuhet në postimin e Ben Apollonit.

Fituesi i çmimit Handke, u cilësua jo meritor për këtë çmim pasi ai shpesh kishte qëndruar përkrah veprimeve të Slobodan Milosevicit, dhe kishte përkrahur gjenocidin ndaj popullit kosovar./gazetametro.net