.
×

Anton Quni -Thaçit: Mos bëni dramë, po e shohim që s’jeni të interesuar të raportoni



Botapress 26 Prill – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni është përplasur me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.E gjitha ndodhi në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e deportimit të shtetasve turq nga Kosova.

“Askush nuk jemi të interesuar të rrezikojmë sigurinë nacionale – keni mundur t`i këkroni sqarime para se të vini për punën e ekspertit. Nëse rrezikohet siguria nacionale, këtë çëshjte është dashur ta sqaroj zyra juaj, e jo ju personalisht”, tha Quni.

“E tërë kjo dramë, ky teatër, të gjithë po e lexojmë si abetaren, ju nuk jeni të gatshëm të raportoni, nëse ju nuk jeni ts gatshëm kërkoni kohë merrni info për CV-në e ekspertit edhe dekalaratën e tij”, tha Quni.

Ndërkaq, i pari i vendit, Hashim Thaçi tha se a është eksperti ndërkombëtar, këshilltar i VV-së dhe mik i Sami Kurteshit, dua përgjigje për këto pyetje dhe tani dua të eci sa kam agjendën e ngarkuar”, tha Thaçi.