.
×

Anton Quni, shembull i tolerancës fetare te shqiptarët, uron besimtarët islam, takon kryeimamin e Prizrenit



Anton Quni, deputet dhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit dhe ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren ku është pritur nga kryeimami Orhan Bislimaj, njofton Botapress. Kjo vizitë dhe ky urim i Anton Qunit tregon për tolerancën fetare te shqiptarët. Ja postimi i Anton Qunit në Facebook:
Sot, kur bashkëqytetarët e besimit islam po e festojnë Bajramin e Vogël, në cilësinë e kryetarit të degës së LDK-së, me bashkëpunëtorët e mi, vizitova Këshillin e Bashkësisë Islame për Prizren, ku përmes kryeimamit Orhan Bislimaj, kryetarit Besim Berisha dhe bashkëpunëtorëve, ua përcolla urimet për këtë festë të shenjtë për gjithë komunitetin islam.
Kosova ka qenë dhe do të mbetet tolerante në harmoni të plotë në mes të besimeve, ashtu siç e ka dëshmuar gjithherë, ndërkaq roli i Bashkësisë Islame ka qenë i rëndësishëm, prandaj edhe një herë sot jemi të gjithë të bashkuar me shpirt dhe frymë të mirëkuptimit dhe solidaritetit. Uroj nga zemra të ketë gëzime, shëndet e mirëqenje në çdo familje në Prizren, Kosovë dhe kudo!