[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Quni ka një urim të vecantë për fqiun e tij Hasan Zogajn dhe krejt shqiparët e besimit islam



 

I takon besimit të krishterë, por e ruan traditën shqiptare se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Anton Quni nënkryetar i LDK-së dhe minsitër i FSK-së në Qeverinë e Kosovës ka shfrytëzuar festën e Bajramit për t’ia uruar së pari fqinjit të tij Hasan Zogajt dhe përmes tij edhe krejt shqiptarët e besimit islamë, shkruan Botapress.
Për më shumë ja urimi i Anton Qunit për festën e Bajramit!

Urime festa e Bajramit
Hasan Zogaj është fqinji im me vite.
Eshte i shtyrë në moshë, por optimist, shpresëdhënës, i hareshëm dhe i urtë.
Ai çdo mesditë lutet në Xhaminë e lagjes time. Ndodhë ndonjëherë të takohemi para banesës ku jetoj dhe e shoqëroj deri tek Xhamia.
Rrugës kuvendojmë për ngjarje të ndryshme..në një rast më shtrëngoj fort për krahu, mi nguli sytë thellë dhe më tha: Anton, nigom mirë, une i jam lutë Zotit për ty, për familjen tane, miqtë e dashamirët që i ke, e prap do të lutem për krejt shqiptarët pa dallim, besa edhe për krejt njerëzimin!
E pra, njerëzit si fqinji im të bëjnë ti duash dhe t’ua respektosh edhe besimin.
Shëndet e mbarësi për të gjithë.
Gëzuar!

Menu Title