.
×

Anton Kolaj ka një porosi për Kryesinë e LDK-së: Mos u bani mu ndi keq Ibrahim Rugova e Fehmi Agani



Për disa vjet ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën kur Ibrahim Rugova ishte kryetar i saj. Më pas për shkak të aktivitetit të tij politik e organizativ ushtarak u detyrua të largohet nga Kosova. Anton Kola është emër i njohur i skenës politike të viteve 90-ta. Ai është edhe sot emër i njohur i aktivistëve të devotshëm të LDK-së, shkruan Botapress.

Por në një postim të tij në Facebook, Anton Kolaj ka sjellë në kujtesë një detaj të kohës kur ishte nënkryetar i LDK-së duke sjellë një detaj nga libiri i Mehmet Krajës, “Vitet e humbura” i cili kishte shkrtuar se Anton Kolaj u pat kooptu ne kryesi të LDK-së si katolik.
Për me shumë ja postimi i Anton Kolajt në Facebook:
Pak histori
Mehmet Kraja shumë vite me parë ne Librin e tij „ Vite te Humbura“, në nje veshtrimi te gjatë, perpostjerash, pat shkrue se Anton Kolajn e patem kooptu ne kryesi si katolik.
Me atë rast isha ndijë shume i ofenfuem sepse unë ne punen time, as si mesimdhenës ne gjimnazin „Luigj Gurakuqi“ ne Klinë dhe Kijevë, as si kryetar i Degës se LDK- s ne Klinë, as si nenkryetar i LDK-s kurr nuk jam ndij dhe as kam punu si katolik , por, me aq sa kam ditë e mujtë, kam dhanë kontributin tim per kombin!
Unë, atehere, as ne Degen e LDK-, as ne Kryesi te LDK-s nuk pava as katolik, as musliman, por shqiptarë, te perkushtuar per kombin dhe pavarsinë e Kosovës!
( Lidhur me kete pata zhvillu një bisede ne Tiranë me Profesor Fehmi Agani i cili me siguroj se ky arsyetim kurr nuk është shtruar lidhur me emrin tim. Tjera fakte, tha profesori, kanë qënë relevante per kete vendim)!
Tani do deshiroja qe LDK-ja ne organet perfaqësuese ta ndjekë kete traditë:
shqiptarizmën ( leni muslimanet dhe katoliket tek shtepitë e tyre),
profesionalizlin dhe
perkushtimin pro europjan dhe pro SHBA!
Tash po me thojnë se situata ka ndryshu, prandaj keni kujdes: vllaznit mos i bani numra se Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani do te ndihën keq!
Anton Kolaj
Kryetar i parë i Degës se LDK-s në Klinë dhe
Ish Nenkryetar i LDK-së