[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Berisha në listën e LDK-së për deputet



Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës është rikthyer në LDK, aty ku është rritur dhe brymosur në frymën rugoviane. Berisha i cili vigtin e kaluar dha dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia në AAK, në garën zgjehdore për zgjedhjet e 14 Shkurtit, është përfshirë në listën zgjedhore të LDK-së, shkruan Botapress.
Anton Berisha mban numrin 70 dhe në një postim të tij në Facebook ka njoftuar anëtarësinë e LDK-së se është në garë për deputet:
“Si njëri ndër kandidatët për deputet i LDK-së, uroj që të punojmë së bashku për t’i fituar këto zgjedhje.
Na priftë e mbara✌️!
ambasador Anton Berisha” ka shkruar Berisha në Facebook, përcjellë Botapress.

Menu Title