[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Berisha: Modeli i Izraelit e bën Kosovën të fortë dhe të zhvilluar



Njohja e Kosovës prej Izraelit, duhet të jetë një ndjenjë gëzimi sepse përkufizon mirënjohjen dhe rinjohjen. Kjo veçanërisht për Kosovën si shtet. Shqiptarët dhe populli Kosovës në këtë zhvillim të ri të ndërtimit të raporteve dhe zhvillimit të këtyre raporteve, kanë fituar jo thjesht një njohje por një garant të bashkëpunimit, partneritetit, i cili sjell progres dhe zhvillim.

Në kontekstin e kohës si element shprehja ‘se ka një kohë për gjithçka’, e sjellë në aktualitetin politik të lëvizjeve strategjike të rajonit të Ballkanit, na përkufizon materializimin e zhvillimeve të fundit. Kombet të lidhura me përkatësi identitare por edhe popujt e ndryshëm, të gjendur përballë veprimit, mbartin kujtesë dhe dije të formësuar.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Shqiptarët kanë identitet dhe kujtesë po aq sa të tjerët. Emanuel Kant është përpjekur ti japë përgjigje pyetjes: kush është tjetri? Njohja e tjetrit është çelësi i zhvillimit në dinamikën e veprimit. Kështu ky mendim i sjellë në bazat e kohës dhe njohjes për çështje delikate dhe të rëndësishme merr kuptimin e zhvillimeve të shoqërisë globale, e cila në thelb është përkatësisht identitare, kombëtare.

Ndërtimi i raporteve midis shteteve, zhvillimi i raporteve në rajon, e më përtej rajonit në dinamikën e veprimit mbetet i rëndësishëm në tërësinë e vet. Në historinë e botës ka ngjarje të zakonshme dhe të veçanta. Janë pikërisht të veçantat të cilat kujtesa e kohës i ka quajtur ngjarje historike. E tillë mbetet për nga rëndësia njohja e Kosovës shtet nga Izraeli, dhe vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Në traditën e shqiptarit, besa është element i sjelljes dhe përkufizim për shqiptarin. Në kodet gjenetike tonat, shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Botërisht dalluar për këtë praktikë të jetuari dhe veprimi shqiptarët janë humanistë, të njerëzishëm. Hebrenjtë u shpëtuan përgjatë holokaustit vetëm prej shqiptarëve. Them vetëm prej shqiptarëve, sepse kjo është e vërteta e njohur botërisht.

Populli, kombi shqiptar, ka një vend të veçantë në kujtesën dhe zemrën e popullit dhe kombit hebre. Është fakt që në hapësirat shqiptare kemi memoriale të kujtesës së mirënjohjes, dhe jo muze të holokaustit. Sjellë shkurt e shqip, shqiptari humanist është i njerëzishëm.

Njohja e Kosovës prej Izraelit, duhet të jetë një ndjenjë gëzimi sepse përkufizon mirënjohjen dhe rinjohjen. Kjo veçanërisht për Kosovën si shtet. Shqiptarët dhe populli Kosovës në këtë zhvillim të ri të ndërtimit të raporteve dhe zhvillimit të këtyre raporteve, kanë fituar jo thjesht një njohje por një garant të bashkëpunimit, partneritetit, i cili sjell progres dhe zhvillim.

Po ashtu një pikë reference të modelit të një shteti të fortë si Izraeli i cili u njohë ndërkombëtarisht fill pas Luftës  së Dytë  Botërore. Pse them modelin?

Pa hyrë thellë në historinë e marrëdhënieve të hershme midis shqiptarëve dhe hebrenjve, po ndaloj tek ngjarjet e njëjta në thelb.

Hebrenjtë të përballur me eksodet, por edhe me holokaustin për mijëra vjet, vetëm në shekullin e XX mundën të kenë shtetin e tyre në mes të një bote të sapo dalë nga lufta e dytë botërore.

Kosova, mundi të ketë shtetin dhe pavarësinë vetëm pas përfundimit të luftërave në Ballkan, në fillim shekullin e XXI.

Përsa na takon ne shqiptarëve, nëse i kthehemi kujtesës e cila tashmë është e dëshmuar me ngjarje të jetuara, kujtesa është e njëjtë.

Nëse hebrenjtë ditën të ndërtojnë shtetin e Izraelit, ta fuqizojnë dhe ta faktorizojnë atë ndërkombëtarisht, le të na shërbejë si referencë për të fuqizuar dhe faktorizuar ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës.

Kjo është ajo çka duhet lexuar dhe jetësuar nga Kosova, e cila sigurisht ka nevojë për të qenë e tillë. Shqiptarët para se të jenë në përkatësi religjioze, janë në përkatësi identitare të kodit gjenetik të tyre ku humanizmi nderohet po aq sa veprimi i urtësisë së kodit të besës. Është kodi i nderit, për popujt dhe kombet humanist e paqedashës.

Të drejtuar nga ky parim universal, i cili lidhet me dinjitetin e çdo qenie njerëzore, është krejtësisht e tepërt që të shpërfaqen teza, ide, apo mendime të tjera si ato të përkatësive në baza fetare, ndërsa vetë Jerusalemi jeton në harmoni të plotë me vetveten si qytet dhe një kryeqendër e botës të ditëve tona.

Për shqiptarët, harmonia midis religjioneve  është pasuri dhe vlerë, po aq sa shembull frymëzues për kohët që jetojmë në botën e sotme ku dinamika e zhvillimeve, pavarësisht shpejtësisë së veprimit, e bën botën të na ketë një pikë reference të bashkëjetesës paqësore në raport me vetveten dhe të tjerët.

Kur ti e mbërrin nuk është më një ëndërr!

Menu Title