.
×

Antigona Kajtazi-Miftari logopedia me e mirë në Kosovë me titullin Ambasadore



Nevojat e veçanta përfshijnë aftësi të kufizuara të mësuarit, çrregullimet në komunikim, çrregullimet emocionale, aftësi të kufizuar fizike (të tilla si sëmundja e kockave të brishtae, paraliza cerebrale, distrofia muskulare, si dhe pengesat në zhvillim.  Nxënësit me këto lloje të nevojave të veçanta, përfitojnë shërbime arsimore shtesë, të tilla si qasje të ndryshme të mësimdhënies, përdorimin e teknologjisë, posaçërisht ambiente të përshtatura mësimore, shkruan Botapress.info

Në shumicën e vendeve, edukatorët ndryshojnë metodat e mësimdhënies dhe mjediset mësimore në mënyrë që numri maksimal i nxënësve përfshihen në arsimin e përgjithshëm të vendit. Prandaj, arsimi special në vendet e zhvilluara shpesh konsiderohet më tepër si një shërbim. Integrimi mund të zvogëlojë stigmatizimin social dhe të përmirësojë arritjet akademike.

Logopedia është dega e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen sociale dhe integrimin e fëmijëve me çrregullime në të folur. Në një intervist për Botapress Logopedia Antigona Kajtazi-Miftari na tregon me shumë lidhur me trajtimin e fëmijëve të cilet kanë problem në të folur, shkruan Botapress.info

Antigona tregon. Gjithmonë ka pasur pasion mjekësinë dhe psikologjinë, ndërsa zgjedhja e studimeve në fushën e logopedisë, zgjodhi logopedinë, kuadër deficitar dhe Kosova ka nevojë për këtë drejtim, pastaj, në këtë fakultet dhe drejtim i ke të gjitha shkencat shoqërore që ti i pëlqen, psikologjinë, mjekësinë, pedagogjinë etj? Pasi u interesova për shkencën e logopedisë, më pëlqeu shume dhe vendosa për të studiuar në Universitetin gjerman “Heimerer”. E di se kam bërë zgjidhjen e duhur dhe jam e lumtur për këtë.”- shprehet Antigona Kajtazi-Miftari e cila pavarësisht sfidave të kohës arriti të bëhet një nga logopedët më të mirë të Kosovës.

Kajtazi ka ndjekur trajnime te ndryshme si “Children stimulation program”, konferenca shkencore të terapisë së gjuhës dhe të folurit, ndër të tjera dhe “Augmentative Alternative Communication”, “To the health of the new age”, “Rehabilitimi i fëmijëve me implant koklear”,  “International Congress of Medicinal Sciences”, “International Symposium of Health Sciences”, suksesi me i lartë i arritur për Antigonen është titulli Ambasadore e Logopedisë, shkruan Botapress.info

Antigona profesion e ka Logopedinë, ka trajtuar fëmijët me probleme të ndryshme njëra nga to psikiatria e fëmijëve, tek  Orl-Logopedia,shoqata Autizmi,Qendra burimore, Antigona është e licencuar ngta Ministria e Shëndetsisë për ta punuar këtë punë,shkruan Botapress.info

Antigona Kajtazaj-Miftari në një intervist për Botapress.info ka treguar lidhur me metodat që ajo i praktikonë në fushën e logopedisë, ku trajton të gjitha rastet  e fëmijëve me probleme në të folur dhe ne të shkruar. Trajton fëmijët me çrregullime të ndryshme të artikulimit, çrregullimet e zërit dhe gelltitjes, down sindrom, autizem, ngecje dhe problematika mendore e shume të tjera, shkruan Botapress.info

Antigona Kajtazi-Miftari, logopede, në një intervistë për Botapress, flet për shkaqet dhe pasojat e çrregullimeve në të folur.

Kur duhet ti drejtohemi logopedit?

Komunikimi është bazë e zhvillimit të të folurit. Të folurit është proces i ndërlikuar tek i cili ndikojnë shumë faktorë: ai fiziologjik, anatomik dhe social. Secili fëmijë është individ në veti dhe dallon në zhvillim, por, ekzistojnë rregullat e zhvillimit gjuhësor dhe kur komunikimi nuk përkon me moshën kronologjike, atëherë doemos duhet kërkuar ndihme profesionale. Janë disa indikatorë që mund ti ndihmojnë prindit  të vërejnë se duhet reaguar:

Nëse fëmija pas 18 muaj nuk i kupton dhe zbaton urdhrat (kërkesat) e thjeshta

Nuk bën papa në shenjë përshëndetje

Nëse nuk di të tregojë 3 pjesë elementare të trupit

Nëse i mungon përqendrimi për disa sekonda dhe në fjalor ka veç disa fjalë.

Nëse pas muajit 30 nuk ka fjali të thjeshtë, komunikimi është i kuptueshëm vetëm për familjaret dhe atëherë kur tek fëmija pas moshës 3 vjeçare gramatika nuk është korrekte (nuk dallon gjininë, shumësin..etj) atëherë doemos duhet kërkuar ndihme profesionale.

Nëse nuk luan me fëmijë të tjerë

Nëse ka çrregullim ne ritëm dhe tempo.

Asnjëherë nuk është herët e as vonë për trajtim logopedik.

Si duket ekzaminimi dhe si trajtimi logopedik?

Prindërit i drejtohen logopedit me referimin e pediatrit, psikologut, ORL apo ndonjë eksperti tjetër ose, ata vet janë iniciatorë pasi që vërejnë ose mendojnë se diçka me komunikimin e fëmijës se tyre nuk shkon.

Në muajin e parë të trajtimit bëhet testi thelbësore, diagnoza diferenciale.. Sipas nevojës logopedi referon ekzaminim ose punë ekipore tek ndonjë profesionist. Bëhet plan programi individual i punës, këshillat për prindër dhe bisedat mujore për bashkëbisedim për me tutje (çfarë është arritur dhe cilat janë qëllimet e mëtutjeshme).  Theksi i veçantë është bashkëpunimi i domosdoshëm me pedagoget, psikologet, tha Antigona për Botapress.info

Cilat janë çrregullimet më te shpeshta dhe shkaqet kryesore të këtyre çrregullimeve?

Çrregullimi më i shpeshtë tek fëmijët parashkollorë është dyslalia (shqiptimi jo korrekt i tingujve) si dhe alalia (të folurit e pa zhvilluar) pastaj vjen belbëzimi, autizmi etj. Shkaqet e çrregullimeve në komunikim janë të shumta. Sa i përket shqiptimit jo korrekt të tingujve, dyslalise, problematika  është shumë më komplekse. Shpesh është simptomë i vështirësive të cilat i ka fëmija në aspektin e zhvillimit gjuhësor. Është e njohur se devijimet e organeve të artikulimit (qiellza, buzët, gjuha, nofulla), dëmtimet e lehta në dëgjim, mungesa e shkathtësisë motorike dhe “manipulimit” me organet e artikulimit mund të jenë shkaktare i paraqitjes së dyslalise. Përdorimi i gjatë i memës, thithja e gishtit, dëgjimi i dobët fonetik (për foneme), komunikimi jo adekuat i personave që e rrethojnë (të folurit me gjuhën e bebes) etj. Shkaku mund të jenë edhe problemet neurologjike, paraliza cerebrale  etj.  Sa i përket të folurit e pazhvilluar (alalia) çrregullimit gjuhësor, etiologjia mund të jetë nga më të ndryshmet; gjatë shtatzënisë së nënës (infeksionet dhe problemet tjera shëndetësore), gjatë lindjes (lindja e vështirë, asfiksoni) pas lindjes, sëmundjet e ndryshme aspekti gjenetik por edhe një ndër shkaqet më të shpeshta kohëve të fundit është përdorimi i teknologjisë dhe komunikimi jo adekuat, tha për Botapress.info Antigona.

Zgjatja e trajtimit dhe roli i prindit gjate trajtimit logopedik?

Zgjatja e trajtimit logopedik varet nga shumë faktorë. Varet prej problematikes, bashkëpunimit të fëmijës me logopedin, sa dhe a i përmbahen prindërit  këshillave të propozuara por edhe nga faktori kohë. Këtu rol të rëndësishëm kanë edhe mësimdhënësit dhe edukatoret, qasja e tyre dhe bashkëpunimi me logopedin.

Ju si logopede, çfarë i këshilloni prindërit sa i përket stimulimit të komunikimit adekuat për parandalimin e problemeve në të folur?

Bëhuni dëgjues i mirë dhe aktiv. Edhe kur fëmija nuk verbalizon,mundohuni të“lexoni” nga shprehja e fytyrës – ekspresioni facial edhe ai është pjesë e komunikimit. Kujdesuni për aspektin emocional të fëmijës. Kujdes çfarë dhe si flisni në prezencën e tij, mos e kushtëzoni, dënoni dhe frikësoni (me qenin, macen, axhën, policin ),  sepse aspekti emocional si dhe ai social është pjesë e komunikimit dhe shume e rendesishme e zhvillimit. 

Prisni përgjigjen, qoftë verbale apo jo verbale dhe mos mendoni se nëse flisni shumë dhe tërë kohën, kjo do të stimulojë fëmijën dhe do t’i ndihmojë, përkundrazi. Mbi te gjitha mos e korigjoni por vetem behuni model i mire. Mos praktikoni që televizori të ri ndezur tërë ditën, kjo krijon kaos në jetën dhe kokën  e fëmijës sidomos tek fëmijët që kanë vonesë në zhvillimin e komunikimit si dhe tek ata që kanë predispozita për të.

 Nëse fëmija juaj është duke vijuar seancat logopedike, preferohet që  ato mos  ndërpriten pa e dëgjuar logopedin mbi punën, suksesin dhe vështirësitë. Arritja tek dëshirat dhe qëllimi dallon. Profesionisti shikon dhe punon në segmente të “vogla” kurse prindit si jo profesionist, ato i duken (sukseset) shpesh të padukshme. Këshilla ime është poashtu, mos supozoni por pyesni dhe shtjelloni me logopedin për çdo gjë që vëreni, dyshoni apo dëshironi të dini. Kjo një ndër tjerash është edhe pjesë e punës së tij, tha Antigona në një intervist për Botapress.info

Te gjithë që doni të kontaktoni me logopeden Antigona Kajtazi-Miftari, mund ta gjeni në rrjetet sociale “Facebook” me këtë emër pasi ka faqen e saj ku mund t’i drejtoheni lidhur me problematikat tek fëmijët e juaj, shkruan Botapress.info