.
×

Anjshtanji paska pasur të drejtë 100 vjet më parë



100 vjet pas publikimit të Teorisë së Relativitetit, shkencëtarët zbuluan atë që Albert Anjshtanj kishte parashikuar si pjesë e teorisë së tij: Valët gravitacionale.

“Ne kanë vërejtur disa valë gravitacionale,” tha David Reitze, drejtori ekzekutiv i LIGO (Laser Interferometer Gravitational-Wave Observatory) e cila është krijuar për të zbuluar pikërisht atë që ai deklaroi. Ai e bëri këtë njoftim të enjten për National Press Club në Washington i rrethuar nga shumë studiues të tjerë.

Valët gravitacionale në strukturën hapësirë-kohë janë krijuar nga bashkimi i dy vrimave të zeza tha Reitze. Ato kalojnë përmes gjithçkaje kështu që kalojnë gjithë universin për të arritur në Tokë. Ato janë vëretur në 14 shtator 2015, por shkencëtarëve u është dashur kohë për të qenë të sigurt.

Valët gravitacionale janë parashikuar nga Anjshtanji në Teorinë e Relativitetit në 1915, një teori që propozon se hapësirë-kohë është një koncept. Për t’i zbuluar ato duhet të ndodh diçka shumë e madhe siç është përplasja e dy vrimave të zeza. Deri më sot ne ishim në gjendje që të shihnim vetëm efektet pas tyre pasi vrimat e zeza ishin vet një hamendje. Tashmë vërtetohet edhe ekzistenca e tyre.

“Deri më sot ne kishim të dhëna indirekte për ekzistencën e tyre,” tha Shoemaker, një ekspert në vrimat e zeza. “Por për herë të parë ne vërejtëm bashkimin e dy vrimave të zeza dhe ne e dimë se rrezatimi gravitacional vjen nga bashkimi i tyre. Nuk kishte mënyrë tjetër që ne t’i shihnim ato. Tani mund të dëgjojmë universin. ”

“U deshëm 6 muaj që t’i mbushnim mendjen vetes se kjo ishte e saktë,” shtoi ai.

“Ajo që është më emocionuese është ajo që vjen më pas,” tha Reitze në deklaratën e tij. “Unë mendoj se po hapim një dritare për universin, një dritare e astronomisë së valëve gravitacionale.”

Një fizikant i Universitetit të Kolumbisë, Marka e cila ka punuar për 10 vjet për këtë projekt tha se ky zbulim do të hap horizonte të reja. “Teoria e Anjshtanj nuk ka paraqitur asnjë gabim akoma dhe kjo është e frikshme. Fizikantët janë shumë skeptikë ndaj teorive kaq të përsosura pasi pas kësaj ata nuk kanë asgjë për të bërë… Ne mendojnë që valët gravitacionale janë një konstrukt shumë i bukur, por ato janë shumë të vogla sa askush nuk mund t’i masë ato,” tha Marka.