[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anglezët po çmenden pas Muriqit!



Vedat Muriqi është në mesin e emrave më të përfolur në tregun e transferimeve. Sulmuesi i Kosovës po kalon një sezon të mirë në fanellën e Fenerbahces në Superligën e Turqisë. Paraqitjet e tij nuk kanë mundur të mos vërehen nga shumë skuadra evropiane, sidomos ato të Premierligës.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi turk Net Haber, Newcastle United është skuadra e fundit nga Anglia që është futur në garë për reprezentuesin kosovar, përcjell lajmi.net.

Problemet e shumta të Newcastle në fazën e sulmit, kanë bërë që ata të janë të gatshëm të paguajnë deri në 35 milionë euro për Muriqin.

Për Muriqin së fundi është raportuar se po kërkohet edhe nga Lazio.

Menu Title