.
×

Angjelina Krasniqi-Enxhi:Poezisë



Ah,Ti hija ime e hedhura në letër,
Të njoha herët, në timen fëmijëri,
Kur zërin na e vrisnin në të errët,
Aty buçimat i zbrazja një nga një!…

Atëherë nuk ishin të sotmet kohra,
Na shkelëte rëndë shka – shputa,
Ishim të drizuar nga gjarpinjë,bolla
Na prisnin burgjet, tanke dhe tyta!…

Të njoha ato kohë, të moskohrave,
Nga krisma e lapsit ravijezoja lehtë,
Rrapollit e shpirtit të të gjakosurve,
E britmat e nënave, mbi bijtë e vet!….

Pastaj e njoha jetën edhe ndryshe,
Me qiellin e pastër mbulojë pa tym,
Atë dritën fëmijë, krah dallëndyshe,
Kapej ngritjes në dritën e syrit tim!…

I njoha dhe xixëllonjat e dashurisë,
E ngjyrat e dhembjes që ajo mbart ,
Njoha etjen e shpirtit edhe te urisë,
Unë mes valëve e ulur në një barkë!….

Unë jam një grua, e Ti emri im – Poezi,
Je drita mbi hijet e jetës,që në fëmijëri!…
P,S Ne foto – Fëmijët e mi Ariani dhe Aurela bashkë me mua